U ndalua për verifikim/ Shqiptari në Itali rezultonte i shpallur në kërkim, arrestohet nga policia

93
Sigal

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Peskara, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

I riu shqiptar është ndaluar nga patrullat e zonës për kontroll rutinë. Nga verifikimet, rezultonte se ndaj tij ishte në fuqi një dënim për trafik droge.

Shqiptari duhej të shlyente 1 vit dhe 6 muaj nga dënimi i mbetur.

Pas procedurave, shqiptari pritet të kthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.