“Ujqërit e bardhë” të spitaleve dhe drejtësia që fle mbi dosjet e PPP

217
Sigal

Shqiptarët paguajnë për sigurimet shëndetsore rreth 200 miliard lekë ccdo vit, por shërbimet ndaj qytetarëve, qeveria ja ka transferuar spitaleve private të cilët nëpërmjet PPP kanë marrë rreth 500 miliard lekë për 10 vite. ‘Shëndetësia falas’ është një nga sloganet më të përdorur të “Rilindjes”, ministrat e të cilës po rrjepin nga xhepat popullin më të varfër dhe drejtësia për të cilën u trumbetua se do sjellë barazi, vazhdon të flej mbi dosjet e abuzimeve skandaloze në shëndetsi

Ja si vetëm 4 PPP në shëndetësi i kushtojnë taksapaguesve mbi  400 mln euro për 10 vjet, dhe “rrjepen” nga çdo ditë nga ministrat dhe sloganinelektoral  Shëndetësia falas’

 

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk rimburson oksigjenin e të sëmurëve. Qeveria zbraz thasët për klientët e saj duke u dhënë mbi 400 milion euro koncesione për shërbimet shëndetësore, por nuk pranon të rimbursojë 600 mijë euro në vit për Oksigjenin.

Shëndetësia falas’ është një nga sloganet më të përdorur nga qeveria, por kjo shëndetësi falas kushton shumë tek xhepat e shqiptarëve. Qytetarët  shprehen se shëndetësia është shumë e shtrenjtë, duke e cilësuar si të dështuar dhe korruptive. Ndërkohë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj mjekëve, të cilët kanë klinikat e tyre private. Raportet financiare tregojnë se shqiptarët kanë vështirësi të mëdha edhe për të marrë shërbimin shëndetësor. Shumë prej qytetarëve hasin probleme për t’u kuruar për shkak të mungesës së parave. Ata shprehen se në spitalet shtetërore nuk merr shërbim nëse nuk paguan para, të paktën te mjekët.Situata e rëndë shëndetësore doli zbuluar edhe gjatë koronavirusit, ku u shoqërua me trauma psikike dhe këto pasoja i vuajtën jo vetëm pacientët e prekur nga Covid-19, por edhe qindra mijëra familjarë që janë pas tyre. Qindra raste dolën në pah, ku qytetarëve u munguan dhe shtretër në spitale, madje dhe mbetën pa oksigjen, të cilët nga halli arritën që të marrin edhe bombolat e shërbimeve të industrisë, ofiçinave, saldatorëve dhe kudo ku kishte shërbime që përdornin oksigjenin. Ndërsa koncesionet në shëndetësi i kushtojnë qytetarëve rreth 400 miliardë lekë.

Hetim, gjykim dhe pranga për të gjithë ata që kanë abuzuar me miliardat dhe gjakun e taksapaguesve  shqiptarë. Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë në krye të listës së SPAK dhe BKH ,në mënyrë që t’u kthehet besimi qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë. Shumave prej 435 milion euro për 10 vjet koncesione duhet t’u shtohet edhe kontrolli i Sigurimeve Shëndetësore, i cili duke përfituar nga pozita monopol grumbullon rreth 160 milion euro çdo vit nga taksa e punonjësve shtetëror dhe privat si pagesë për sigurimin shëndetësor. Ministri i Shëndetsisë së Kohës së PPP-ve Ilir Beqaj duhet të jetë i pari që të japë llogari për miliardat e shpenzuara, pasi në spitale qytetarët duhet të paguajnë për gjithçka. Dhe ky hetim duhet të shtrihet me tej edhe me ministren Manastirliu, e cila firmosi menjëherë sapo erdhi në krye të shëndetësisë edhe koncesionin e Laboratorëve. Në mënyrë absolute të nisë hetimi për të katër kontratat në shëndetësi dhe të bëhet publike se përse kontratat nuk figurojnë të publikuar në faqet zyrtare dhe nga letërkëmbimet që “Telegraf” disponon me firmë dhe vulë , me ministrinë e Ekonomisë, Financave, Shëndetësisë, ISKSH, të gjithë deklarojnë se nuk e posedojnë këtë kontratë.

Shteti i ka dhënë 8 miliard lekë qyl, Manastirliu i jep 700 mln lekë koncensionarit të hemodializës Evita

EVITA një kompani koncesionare dhe Pegasus një kompani e një pronari koncesionar, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë përfituar një tender me vlerë 720 MLN lekë pa TVSH nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.Institucioni nën varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ia ka dhënë tenderin kompanive si operatorë konkurrentë të vetme në garë. Kjo procedurë prokurimi publik është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence.Objekti i tenderit është “Blerje kite reagene për testimin me metodën NAT” të mostrave të gjakut, që konsiston në testimin e gjakut për HIV2 dhe HIV1.Ironia në këtë tender është se zotëruesit e këtyre kompanive, De Facto Klodian Allajbeu i EVITA-s (ish-kompanisë së vajzës së xhaxhait) së koncesionit të Hemodializës dhe Janis Karathanos i Pegasus i koncesionit të Laboratorëve kanë përfituar para nga Buxheti i Shtetit pa kryer punën e tyre dhe vazhdojnë të paguhen nga Manastirliu pa u vënë nën hetim. Raporti i KLSH për vitin 2022 konstatoi se: “vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pandodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “DiaVita (Bashkimi i kompanive koncesionare EVITA dhe Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar.”Për koncesionin 8 MLD lekë të Hemodializës shuma e dëmit në Buxhetin e Shtetit arrin në 352 MLN lekë për periudhën 2016-2020 për shërbime të pakryera. Ndërsa përsa i përket koncesionit të Laboratorëve Mjekësorë, është vënë nën hetim për korrupsion ku është thirrur në SPAK edhe Ilir Beqaj. Konsorciumi “Labopharma” kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës të dyja në pronësi të Janis Karathanos së bashku me një tjetër kompani formuan kompaninë koncesionare “Laboratory Netëorks”. Pavarësisht se janë paguar 100 MLN € nga xhepat e popullit për koncesionin e laboratorëve të fituar nga oligarku shqiptaro grek Janis Karathanos, qytetarëve nuk u bëhen analizat në QSUT edhe nëse paraqiten në gjendje të rëndë. KLSH ka konstatuar shkelje dhe abuzime në auditin e fundit dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë marrëdhënien koncesionare me Karathanosin. QSUT ka njoftuar mjekët dhe administratën e vet të mos i kryejnë analizat qytetarëve pasi është arritur limiti maksimal i numrit të tyre të nënshkruar në kontratë nga koncensionari.

 

Saga që nis nga Ish- Ministri Ilir Beqaj

Që në momentin që Ilir Beqaj u emërua minsitër e deri më tani, nuk kanë të ndalur skandalet në shëndetësi. Mesa duket e ka tërhequr këmbën zvarrë deri më sot me Manastirliun. Ndër aferat më të mëdha është ajo e insulinave, ku flitet për vjedhjen e miliardave me 160 mijë insulinë që rezultojnë vetëm në letër. Më herët pas 7 vitesh ish- ministri i Shëndetësisë ‘jep llogari’ në SPAK, pyetet për aferat me konçesionin e sterilizimit, hemodializën dhe check-up. Por të kujtojmë se duhet edhe të “ rrëfejë para drejtësisë edhe firmën serbe  të ilaçeve , ku thuhet se shërbeu si lavatriçe për insulinat në Shqipëri.

Ndërkombëtarët kryqëzojnë Shëndetësisë shqiptare: Morën kredi, por nuk u përdor për të përballuar pandeminë

Shpenzimet për shëndetësinë u rritën në 8-mujorin e parë të vitit të 2021 në Shqipëri, por sipas një raporti monitorimi të fondacionit britanik “Ëestminster”, fondet totale për këtë sektor u ulën.“Buxheti i shtetit vijon të mos i japë vëmendjen e duhur shpenzimeve në shëndetësi. Pavarësisht se qeveria ka deklaruar se rriti borxhin publik në rreth 80% të PBB-së në 2021 për t’i dhënë mbështetje sektorit të shëndetësisë, në realitet i ka shkurtuar fondet për shëndetësinë.

 

Vetëm 4 Koncesionet në shëndetësi i kushtojnë  taksapaguesve shqiptarë 435 mln USD për 10 vjet

-Koncesioni i Sterilizimit ( Instrumentave Kirurgjikale) përfiton 100 milion USD me një të punësuar

-Koncesioni Hemodializës DiaVita & American Hospital, përfiton rreth 85 milionë euro

Koncesioni i Kontrollit Bazë Check-Up, i është dhënë kompanisë 3P LifeLogistic për rreth 120 mln USD

-Koncesioni i shërbimeve Laboratorike Spitalore i është dhënë Kompanisë “Labopharma” të Janis Karathano  për rreth 130 milion USD

BERZH bën “për një lek” PPP-të: Mund të rrisin kostot sociale, janë zgjedhur firma që nuk kanë kapacitete financiare. PPP dominojnë tregun e shëndetit  

Koncesionet janë kthyer në simbol të qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama në 6 vitet e fundit si dhe në burim kritikash nga brenda dhe jashtë vendit për shmangie të konkurrencës dhe paracaktim të fituesve. Institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin amerikan të Shtetit apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.