Trashëgimia kulturore, në muzetë e Sarandës mungojnë objektet

324
Sigal

Krahas turizmit bregdetar vendi ynë ofron edhe shumë vende turistike të tjera ku turistët e huaj mund të kalojnë kohën. Muzeu arkeologjik dhe etnografik në Sarandë po tërheqin shumë vizitorë, por ato po mbesin të zhgënjyer nga mungesa e objekteve kryesisht në muzeun arkeologjik. Muzeu Etnografik i qytetit ka njohur një rritje vizitorësh me 20% këtë verë. Specialistja e Muzeut Elda Koçi tregon se në Muzeun e Traditës është e ekspozuar historia e qytetit përmes fotografive ndër vite. Ndërsa pjesa më e rëndësishme janë veshjet tradicionale të së gjithë zonës, ku mbizotërojnë veshjet çame. Elda Koçi: Tradita e qytetit të Sarandës karakterizohet nga njerëzit dhe nga kostumografia. Në katin e parë të muzeut ka një shumëllojshmëri fotografish të qytetit të Sarandës. Të huajt janë më kureshtarë për të njohur traditën tonë, por nuk mungojnë as shqiptarët e diasporës. Elda Koçi: Të huajt shikojnë që ne kemi një kostumografi karakteristike dhe pyesin për ngjyrën e kuqe. Krejtësisht tjetër është panorama në Muzeun Arkeologjik. Pak objekte dhe hapësirë e vogël, ky Muze tërheq rreth 10 vizitor në ditë.“Mendoj se do të ishte mirë të kishte disa informacione mbase në anglisht, sepse në disa muze të tjerë, ishin informacionet vetëm në shqip. Ne nuk mund të mësojmë gjuhët për çdo vend që shkojmë dhe do të ishte shumë mirë të kishte disa informacione se si ne të mbërrijmë këtu, nëse nuk do të ishte për djalin që na solli këtu ne as nuk do ta gjenim. Nuk ka asnjë tabelë të madhe në hyrje.”,- u shpreh një turiste. “Do ta sugjeroja tek disa miq të mi arkeolog, por jo tek pjesa tjetër. Isha para dy vitesh në muzeun e Tiranës dhe aty kishte shumë gjëra, duheshin dy orë të vizitoje një dhomë të muzeut. Dhe kur miqtë e mi të më pyesin une do t’u them që më mirë të shkojnë në Tiranë.”-u shpreh një tjetër turist. Mijëra vizitorë kanë ardhur këtë vit në vendin tonë për të kaluar pushimet e verës, ndërsa tanimë shumica prej tyre janë larguar drejt vendeve të tyre të origjinës.