Strategjia Kombëtare e Sigurisë: Shqipëria kërcënohet nga korrupsioni dhe emigrimi

29
Sigal

Parlamenti miratoi pa debat Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë që vendos qeverisjen me shpatulla pas muri. Sipas strategjisë të miratuar me ekspertë amerikanë dhe me NATO-n, Shqipëria nuk kërcënohet nga vende të tjera, por nga korrupsioni, emigrimi i njerëzve, pasiguria ekonomike, degradimi i mjedisit dhe paratë e krimit. Korrupsioni tek qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cënon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen ekonomike, si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja

Faktorët kryesorë që rrezikojnë sigurinë kombëtare janë faktorë të brendshëm. Ja lista sipas dokumentit të miratuar pa debat në Parlament!

Parlamenti miraroi pa debat Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë ku në mënyrë  ironike vendos qeverisje me shpatulla pas muri. Sipas strategjisë të miratuar me ekspertë amerikanë dhe me NATO-n, Shqipëria nuk kërcënohet nga vende të tjera, por nga korrupsioni, emigrimi i njerëzve, pasiguria ekonomike, degradimi i mjedisit dhe paratë e krimit.

 Parlamenti miratoi pa debat Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë ku në mënyrë ironike vendos qeverisje me shpatulla pas muri. Sipas strategjisë të miratuar me ekspertë amerikanë dhe me NATO-n, Shqipëria nuk kërcënohet nga vende të tjera, por nga korrupsioni, emigrimi i njerëzve, pasiguria ekonomike, degradimi i mjedisit dhe paratë e krimit.

Referuar draftit të miratuar në Parlament, që tashmë është një politikë e re që detyron qeverinë ta zbatojë për vitet 2023-2028, strategjia e re e sigurisë kombëtare u bë me mbështetjen e aleatëve amerikanë.

“Për përfundimin e procesit të hartimit të SSK-së u desh të priteshin detyrimisht miratimet përkatëse nga NATO-ja të konceptit të ri strategjik dhe nga BE-ja të kompasit strategjik, të cilat shprehin konsiderata të rëndësishme strategjike për rajonin tonë. Në hartimin përfundimtar të dokumentit grupi i punës është asistuar edhe nga këshilltari amerikan i mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. SSK-ja 2023-2028, që paraqitet për miratim, pason atë të vitit 2014, e cila për vetë zhvillimet nuk i përgjigjet më sfidave të sigurisë me të cilat përballët aktualisht vendi ynë. Hartimi i dokumentit të ri të SSK-së është bërë duke pasur në konsideratë influencën e faktorëve që pasqyrojnë natyrën në zhvillim të kërcënimeve të sigurisë në ditët e sotme që lidhen me cënimin e demokracisë në shkallë globale, kërcënimet kibernetike, sigurinë ushqimore, ndryshimet klimatike etj”, -thuhet në dokument.

Strategjia e re kombëtare e Sigurisë vendos si faktor rreziku pushtimin e Shqipërisë nga një vend tjetër. Faktorët kryesorë që rrezikojnë sigurinë kombëtare janë faktorë të brendshëm. Kështu, sipas dokumentit të miratuar pa debat në Parlament, janë një numër faktorësh që rrezikojnë vendin.

 

Sipas Strategjisë, këta janë faktorët kryesorë që rrezikojnë Shqipërinë dhe që në 5 itet e ardhshme puna e qeverisë duhet të adresohet në zgjidhjen e tyre.

Siguria e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme merr përparësi në kushtet e kërcënimeve kibernetike në rritje, por edhe për shkak se problematikat që lidhen me  amortizimin e pajisjeve janë dobësi të cilat mund të shfrytëzohen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar, duke amplifikuar dhe kërcënimet e tjera që lidhen me sigurinë e vendit.

Siguria energjetike, tashmë nuk është vetëm një kërcënim global, por merr rëndësi parësore edhe në kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të RSH, që lidhet me disponueshmërinë e burimeve, pakësimin e burimeve hidrike për shkak edhe të kushteve klimaterike, amortizimin e kapaciteteve ekzistuese, rritjen e nevojave të popullsisë për konsum. Për më tepër, çrregullimi i tregjeve globale për shkak nevojës për tregje alternative për të ulur dhe evituar varësinë nga shtetet kundërshtare, që përdorin edhe energjinë për motive presioni gjeopolitik do të ndikojnë në sigurinë energjetike. Në këto kushte, merr përparësi menaxhimi me efikasitet i infrastrukturës ekzistuese, rritja e masave mbrojtëse të sigurisë të kësaj infrastrukture nga sulme të mundshme kibernetike, të cilat mund të jenë akte sabotazhi me kapacitet për ta çuar vendin në krizë.

Korrupsioni dhe perceptimi mbi nivelin e tij minon besimin e publikut tek qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cënon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe mbetet faktor që ngadalëson dhe dëmton procesin e reformave si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë.

Aktivitetet influencuese keqdashëse, lajmet e rreme, dizinformimi, teoritë konspirative, me qëllime influencuese kanë njohur rritje, me impakt në perceptimin publik ndaj efektivitetit të funksionimit të sistemit demokratik dhe sigurinë në tërësi. Realitetet ndërkombëtare dëshmojnë se kjo formë grumbullimi e shpërndarje informacioni/dezinformacioni po ndikon në ekonomitë, kohezionin social, marrëdhënjet politike, proceset demokratike dhe sigurinë. Ndërveprueshmëria e shpejtë, audienca e gjerë, ka bërë që ky mjet të përdoret me tendenca rritje dhe po sfidon besueshmërinë në informacionin e vërtetë, atë shkencor dhe efektshmërinë e qeverisjeve, krijojnë panik e kaos me impakt në sigurinë kombëtare.

Degradimi i mjedisit, do vijojë të përbëjë një kërcënim në rritje në raport me pamundësinë e parashikueshmërisë, impaktit njerëzor dhe ekonomik. Tërmetet, përmbytjet, zjarret masive, rrëshqitjet masive, kanë dëshmuar tashmë për nga dimensioni kërcënimin në rritje dhe impaktin e ndjeshëm në sigurinë njerëzore dhe atë ekonomike dhe kanë sfiduar kapacitetet ekzistuese për menaxhimin e tyre. Dukuria globale e ndryshimit të klimës ndikon negativisht në ekuilibrat natyrorë të Shqipërisë. Si pasojë, vendi mund të përballet me temperatura të larta që kanë një ndikim domethënës në florën dhe faunën e ambientit tokësor dhe ujor, thatësira të zgjatura dhe përmbytje të mëdha me një rrezik të shtuar për digat dhe hidrovoret, me kosto të konsiderueshme për dimensionin njerëzor dhe ekonominë kombëtare. Republika e Shqipërisë është e prekur dhe rrezikohet nga erozioni kryesisht në ultësirën perëndimore, luginat e lumenjve të mëdhenj dhe bregdeti i Adriatikut, ku vija bazë e detit po përparon gjithnjë e më shumë. Gjithashtu, krimi mjedisor ndikon në degradimin e mëtejshëm të mjedisit, i cili sjell pasoja afatgjata në territor, pejsazhin urban, shëndetësi, bujqësi, blegtori, peshkim si edhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Shpërthimet pandemike dhe epidemike me natyrë mikrobiologjike, nga uji i pijshëm apo dhe nga lëndë të ndryshme kimike përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë kombëtare. Pandemia SARS COV 2 gjatë 2020-2022 e vijim, H5N8 gjatë 2020-2021 në shpendë, janë ndër shpërthimet e fundit epidemike, të cilat kanë prekur vendin tonë. Pandemia e shkaktuar nga COVID-19, dëshmoi dimensionin e impaktit në sigurinë shëndetësore, ekonomike. Sfidoi ndjeshëm infrastrukturën shëndetësore ekzistuese, dobësoi perceptimin publik në efektshmërinë e menaxhimit nga qeveritë, shkaktoi stres ekonomik, ankth te konsumatori dhe investitorët, rritje të papunësisë e për rrjedhojë të problematikave sociale. Ndikimi në ekonomi i shtoi një dimension të ri edhe konkurrencës midis regjimeve autoritare dhe atyre demokratike. Pandemia COVID-19 dëshmoi se si një situatë me vëmendje kaq të madhe publike e ndërkombëtare mund të përdoret nga aktorët kundërshtarë për motive gjeopolitike. Sipas vlerësimit strategjik të riskut të vitit 2019, janë vlerësuar me risk shumë të lartë dhe të lartë 7 fatkeqësi të mundëshme: antibiotiko rezistenca, bllokimet nga dëbora dhe orteqet, tërmetet, gripi sezonal, përmbytjet dhe ndotja e ajrit dhe sëmundjet me burim ushqimin dhe ujin; gjithashtu me rrisk të moderuar janë edhe zjarret masive, meningokoku invaziv, ethet hemoragjike, ÇHF, gripi pandemik, SARS, gripi i shpendëve, TB dhe fruthi. Mbrojtja e popullatës nga efektet shëndetësore të pandemive dhe sëmundjeve infektive emergjente si dhe kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore duhet gjithashtu të konsiderohet prioritet.

Terrorizmi dhe radikalizimi drejt ekstremizmit të dhunshëm, financimi i këtyre aktiviteteve, për shkak të influencave të jashtme, dhe aktorëve dhe faktorëve të brendshëm e rajonal do vijojë të përbëjë rrezik për kohezionin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare si dhe për harmoninë e bashkëjetesën tradicionale mes besimeve fetare në vend. Edhe pse në vendin tonë nuk ka pasur akte terroriste, ato nuk janë të përjashtuara për shkak të nxitjes e koordinimit nga organizata terroriste, prezencës së LHT nga vendi dhe rajoni ende të rreshtuar pranë këtyre organizatave, por edhe mbështetësve të tyre, të cilët të indoktrinuar nga propaganda online mund të veprojnë si aktorë të vetmuar. Influencat e jashtme të linjave ekstremiste fetare vijojnë të influencojnë proceset radikalizuese në vend me synim futjen e virusit të ekstremizmit në komunitetet e paqta fetare në vend, cënimin e harmonisë dhe bashkëjetesës mes besimeve fetare.

Krimi i organizuar ende mbetet fenomen kompleks e dinamik, edhe pse është rritur ndjeshëm forca goditëse, janë forcuar kapacitet kundërvënëse. Grupet/individët e përfshirë në krimin e organizuar, kryesisht në trafikun, prodhimin e lëndëve narkotike, pavarësisht goditjeve domethënëse të aktivitetit të tyre kriminal, pasurive dhe të ardhurave nga ky aktivitet, kanë treguar aftësi në adaptimin e mënyrave të veprimit në raport me kundërvënien. Të ardhurat e aktiviteteve kriminale të siguruara ndër vite nga shkalla e informalitetit, pandëshkueshmëria apo ndërshkueshmëria e ulët favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, ka sjellë injektimin në ekonominë formale dhe informale të parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal, zhvendosjen e elementëve të spikatur të grupeve kriminale në vendet e Evropës por edhe të prodhimit e origjinës së lëndëve narkotike. Gjithashtu, përdorimi i teknologjive të informacionet nga rrjetet kriminale si dhe zhvendosja e aktiviteteve të tyre në hapësirën kibernetike e vështirëson mundësinë e gjurmimit të tyre për t’i vënë para drejtësisë, duke ndikuar për rrjedhojë në rritjen e pandëshkueshmërisë së tyre. Këta elementë të integruar tashmë në rrjete ndërkombëtare të krimit të organizuar vijojnë të nxisin e koordinojnë aktivitetin kriminal të grupeve dhe anëtarëve të tyre brenda vendit.

Siguria ekonomike lidhet kryesisht me pasojat e tërmetit dhe pandemisë, të cilat ndikuan në buxhetin e shtetit dedikuar për rritjen ekonomike. Siguria ekonomike mund të cënohet edhe nga përpjekjet e aktorëve globalë për të depërtuar në ekonomi për objektiva gjeoekonomike e me synime për ta përdorur ekonominë si mjet presioni politik. Krimet në ekonomi gjithashtu, pavarësisht reformave konkrete për uljen e informalitetit, rritjes së forcës goditëse të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër këtyre fenomeneve, vijojnë të jenë prezente e me impakt për ekonominë e vendit dhe rritjen e qëndrueshme të saj, forcimin e institucioneve shtetërore dhe sundimin e ligjit. Mbeten faktor me rrezikshmëri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, besueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit financiar, ekonomik në vend. Krimet në ekonomi janë sofistikuar nga teknologjitë e reja financiare dhe përbëjnë shqetësim për shkak të ndikimit në ekonomi. Pastrimi i parave dhe i produktit kriminal është problematikë prezente e me tendenca të larta impakti për ekonominë e vendit dhe sundimin e ligjit.

Korrupsioni  mbi nivelin e tij minon besimin e publikut tek qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cënon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe mbetet faktor që ngadalëson dhe dëmton procesin e reformave si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë.

Siguria publike mbetet e cënuar nga aktiviteti me natyrë kriminale, me përdorim të eksplozivëve, vrasësve me pagesë të drejtuara ndaj personit, kryesisht për motive të konflikteve personale, të interesave financiare, konflikteve pronësore, të trafiqeve të paligjshme dhe rivalitetit mes grupimeve kriminale.

Problemet social ekonomike janë faktori kryesor, që nxit emigrimin e parregullt të shtetasve shqiptarë, numri i të cilëve ka njohur rritje. Lëvizja e lire gjithashtu, mundësitë që ofron tregu global, ka sjellë rritje të largimeve të shtetasve shqiptarë nga vendi, mes tyre një numër nga profesionet jetike dhe gjeneratat e arsimuara në vend.

Siguria ushqimore si element mjaft i rëndësishëm i sigurisë njerëzore, me ndikim në shëndetin e popullatës, merr një rëndësi të veçantë në kushtet e krizës ekonomike, kushteve klimaterike në ndryshim dhe pandemive. Etja për përfitime të shpejta financiare, moszbatimi i standardeve ka ndikuar në raste të cënimit të saj.

Emigracioni i jashtëligjshëm nëpër territorin e vendit tonë lidhet me rrugën ballkanike e cila vijon të mbetet një linjë e rëndësishme që shkon drejt Evropës dhe vendi ynë mbetet vend tranziti për kalimin e emigrantëve të paligjshëm. Vendi ynë nuk përjashtohet nga ndikimi i fluksit të emigracionit nga vendet e konfliktit, si një nyjë tranziti në linjën ballkanike.

Emigrimi i shtetasve shqiptarë me të cilin përballet vendi ynë ka njohur rritje. Lëvizja e lirë dhe mundësitë që ofron tregu global, si edhe disa faktorë te tjerë kanë sjellë rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të cilët largohen nga vendi, përshirë ata nga profesionet jetike dhe shtresat e arsimuara. Problemet social ekonomike mbeten faktori kryesor, që nxit emigrimin e parregullt të shtetasve shqiptarë, numri i të cilëve ka njohur rritje, ndërkohë që kërkesat e tregut të punës vendas kanë nxitur dukurinë e re të plotësimit të nevojave me fuqi punëtore nga vende të treta. Një problem tjetër është edhe migrimi nga zonat rurale drejt zonave urbane, i cili ul forcën e punës dhe kapacitetet prodhuese duke kthyer fermerët nga prodhues në konsumatorë të produkteve agroblegtorale, duke cënuar në këtë mënyrë garantimin e furnizimit me produkte ushqimore të popullatës dhe krijuar një varësi të shtuar nga importet e këtyre produkteve.

Rreziku i një agresioni ushtarak ndaj territorit të Shqipërisë konsiderohet i ulët, por situata aktuale e sigurisë ndërkombëtare në kufijtë e Aleancës Atlantike ka rritur mundësinë që një sulm ushtarak ndaj njërit prej vendeve aleatë të NATO-s ose ndaj vetë territorit të Shqipërisë, si dhe detyrimet që burojnë nga zbatimi i Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, ta përfshijnë Shqipërinë në një konflikt konvencional, i cili mund të përshkallëzohet nëpërmjet përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë. Shqipëria nuk mbështet dhe as synon përdorimin e forcës ushtarake për motive agresioni ndaj një vendi tjetër.