Skandali për rindërtimin e pallateve/ Qeveria shpall tender 100 miliardë lekë me procedurë të kufizuar duke shmangur konkurrimin e hapur

437
Sigal

Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin e ofertimit  të Hapur

“Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve, (përmes fazës së përzgjedhjes), procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur”

Shpallet Tender 9.4 miliardë lekë për rindërtim pallatesh pas tërmetit

Shpallet tenderi 9.4 miliard lekë për rindërtim banesash, ndërtesash, (pallat) në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë. Ky tender është shpallur nga Qeveria Shqiptare përmes Programit të Rindërtimit. E konvertuar në euro shuma është  76.42 milionë Euro.

Objekti i tenderit

“Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar”, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë. (Programi i Rindërtimit)..

Fondi / vlera e përafërt e kontratës /marrëveshjes kuadër: 15,562,016,037 lekë pa tvsh.

Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 3,112,403,208 lekë pa tvsh.

Procedura është e kufizuar (jo e hapur) mbi kufirin e lartë monetar (pra tender ndërkombëtar). Afati  për dorëzim dokumentesh është vetëm  data 10 dhe përfundon me 14 gusht. Të gjitha dokumentet e tenderit, specifikime teknike, standarde dhe legjislacion për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, janë në pasaportën e këtij tenderi.

“Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar. Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti (Nëntor 2019). Financimi është nga Buxheti i Shtetit”

Klientelizmi i tenderimit

Kjo procedurë jo e hapur është e parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike (Ligji 9643 neni 31)
Ligji paracakton që Procedura e tillë mund dhe duhet të përdoret vetëm në raste kur është e domosdoshme të behet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes, ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve, dhe fazës së përcaktimit të operatorit fitues, ku shqyrtohet oferta. Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve, (përmes fazës së përzgjedhjes), procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur.
Autoriteti kontraktor do të duhet të bëjë me kujdes arsyetimin se përse ka zgjedhur këtë procedurë, argument që nuk gjendet në pjesën për akses publik të dokumentacionit të tenderëve, dhe as në ndonjë relacion të Autoritetit Fondi Shqiptar për Zhvillim. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar. Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti (Nëntor 2019). Financimi është nga Buxheti i Shtetit. Procedura është E kufizuar (jo e hapur). Kjo procedurë parashikon që palët e interesuara të dërgojnë një kërkesë pranë autoritetit dhe më pas autoriteti përzgjedh kualifikon të interesuarit në bazë kriteresh dhe Jo Oferte.

http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/341