E rëndë/ Përplasen 3 makina në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën pasagjerja 43-vjeçare, 3 të plagosur

257
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugur Elbasan – Peqin.

Tre automjete janë përplasur me njëri – tjetrin dhe për rrjedhojë një pasagjere 43 vjece ndërroi jetë në spital. Ndërsa, tre shoferët e makinave janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.