Konkurs për të rinj në Shqipëri

1111
Sigal

Konkursi “PYET GJYSHËRIT“ vijon traditën edhe këtë vit me edicionin e tij të tretë, dhe i fton të rinjtë 15–19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri (1944–1997) përmes një punimi kreativ individual ose në grup. Me anë të këtij konkursi, IDMC nxit gjimnazistët të tregojnë historitë që ata dinë apo që mund të mësojnë gjatë kërkimeve për konkursin lidhur me periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe me vitet e para të tranzicionit, në mënyrë sa më kreative. Këto histori mund të jenë histori të familjes, kujtime të prindërve dhe gjyshërve, histori të treguara nga të njohurit apo histori të dëgjuara e të lexuara, të shoqëruara me reflektime dhe interpretime origjinale.

Konkursi pranon punime për një histori të caktuar në tri zhanre të ndryshme:

  • Ese
  • Arte figurative
  • Multimedia

Nën logon #Trego1Histori, IDMC ju inkurajon të hulumtoni, kërkoni në arkiva, të pyesni sa më shumë dhe të ndani historinë tuaj në metodën që ju ndiheni më mirë.

Punët tuaja mund të mbështeten në histori nga:

  • Ngjarje të përjetuara nga familjarët tuaj
  • Ngjarje të ndodhura në qytetin tuaj
  • Lidhje me një objekt që keni në shtëpi
  • Arratisjet në kufi
  • Rastet e persekutimit/përndjekjes/pushkatimit në diktaturë
  • Arti, letërsia dhe muzika
  • Shkollimi
  • Përditshmëria në diktaturë
  • Sportet, lojërat
  • Histori dashurie
  • E të tjera

Afati i aplikimit: 15 tetor 2018