Raporti alarmant i KLSH/ Në 5 vjet, vjedhjet në administratë arritën 2 miliardë USD. Financat paguan, vetëm në prill 2019, rreth 200 miliardë lekë për oligarkëte qeverisë. Ja firma që ka marrë tenderët e ndërtimit të ministrive dhe bashkive

1001
Sigal

Në 5 vjet janë konstatuar në total 198 miliardë lekë dëme ekonomike nga administrata

 

Raporti alarmant i KLSH: Vjedhjet në shtet janë pesëfishuar pas 2013-s

 

Qeveria ka qenë gjithnjë në qendër të kritikave për sa i përket korrupsionit dhe abuzimet në institucionet shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shteti ka përpiluar një raport alarmant që tregon për abuzimet financiare në administratën shtetërore përgjatë viteve të fundit. Raporti, i cili i është përcjellë edhe Kuvendit të Republikës, ka krahasuar shifrat e vjedhjeve në shtet që nga viti 2002 e deri më sot. Nga krahasimi, rezulton se pas vitit 2013, abuzimet financiare në shtet janë rritur me mbi 5 herë duke e bërë qeverinë aktuale abuzuesen më të madhe të fondeve publike dhe parave të qytetarëve, në krahasim me qeveritë e mëparshme. “Dëmi i konstatuar ka një prirje të qartë negative në vitet e fundit,” thuhet në raportin alarmant të KLSH-së që i është përcjellë Kuvendit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për periudhën 2006-2013, abuzimet financiare të zbuluara në shtet ishin në total, 61.9 miliardë lekë ose me një mesatare prej 7.7 miliardë lekësh në vit. Por pas vitit 2013, me ardhjen e qeverisë socialiste në pushtet, shifra e abuzimeve ekonomike është rritur me ritme të frikshme. Më konkretisht për periudhën 2014-2018, pra në vetëm 5 vjet janë konstatuar në total plot 198.1 miliardë lekë dëme ekonomike ose mesatarisht 39.6 miliardë lekë për çdo vit të qeverisë socialiste në pushtet. Kjo do të thotë se me ardhjen e qeverisë socialiste në krye të vendit abuzimet me fondet publike janë rritur me 5.1 herë.

“KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem të menaxhimit financiar dhe kontrolli sa më efektiv,” thuhet në raport.

Raporti i KLSH konstaton një shifër të frikshme me keqmenaxhimin e taksave të qytetarëve të cilat kanë ardhur si nga shpenzimet jo me efiçencë, ashtu dhe nga shkelja e ligjit për qëllime abuzimi me fondet publike.

 

Pagesat e thesarit të shtetit prill 2019 (buxhetorët) / Ja firma që ka marrë tenderët e ndërtimit të ministrive dhe bashkive

 

Financat paguajnë 200 miliardë lekë vetëm në prill për oligarkët e qeverisë

 

Në datat 1 deri 26 prill 2019, thesari i shtetit ka ekzekutuar 21 transaksione me vlera mbi 100 milionë lekë. Pagesat janë: Lëvizje nga buxhetorët drejt Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe Shoqëror; rimbursime Tatim mbi Vlerën e Shtuar apo Akciza; shpenzime për rritje të aktiveve të qëndrueshme instalime kompjuterike; grant për fëmijë të lindur (çeku i bebes); pagesa të paaftësisë nga Bashkia Tiranë; fond mujor paga institucion. Transaksionet e Thesarit ju mund t’i monitoroni çdo javë, duke klikuar dhe kërkuar në rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Ndërkohë për këtë periudhë në total janë ekzekutuar 19.9 miliardë lekë ose afërsisht 200 miliardë lekë ( të vjetra) për 15 507 transferta.

Festime muaji Prill: Jo vetëm pushime të gjata, por edhe pagat 6 ditë përpara përfundimit të muajit. Kështu ka vepruar një pjesë e aparatit buxhetor. Konkretisht sipas të dhëna të Thesarit, Kryeministria i ka urdhëruar Pagat e prillit në thesar që në datën 24.

Pagesa Rikonstruksion Godina e Kryeministrisë: Një kompani shqiptare jo shumë e artikuluar në media, dhe me profilizim në rikonstruksion fasada dhe godina institucionale ka përfunduar rikonstruksion e katit nëntokësor të godinës së Këshillit të Ministrave. Sipas përshkrimit në pagesa të Thesari i Shtetit (e gjeni në portalin Spending Data Albania), shoqëria AD – Star është kontraktuar në tetor 2018 për këtë punim civil rikonstruktim. Deri tani shoqërisë i janë bërë katër pagesa me vlerë totale 189 milionë lekë. Po kjo shoqëri prej vitit 2015 është kontraktuar për rikonstruksione nga një numër i madh institucionesh publike si: Ministria e Infrastrukturës; Instituti i Monumenteve të Kulturës; Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare; Drejtoria e Arkivës së Shtetit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Bashkia për Pazarin e Korçës; Ministria e Zhvillimit Urban dhe turizmit. Transaksione sipas institucioneve.

 

Forma ligjore: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K

Objekti i Veprimtarisë:

Veprimtari ndërtimore për objekte civile, industriale, bujqësore, ushtarake, banesa, zyra etj., për individë vendas dhe të huaj, për ndërtime të ndryshme private e shtetërore, për shtetin, duke organizuar edhe konsultime e veprimtari projektuese, preventivuese, inxhinierike etj. Prodhim materialesh ndërtimi: betone, inerte, gëlqere, granil, çakëll, parafabrikate për banesa, për ndërtime civile, industriale, për rrugë, ujësjellës, kanalizime etj. Veprimtari ndërtimore pëer ujësjellësa, kanalizime, ndërtime rrugësh, mirëmbajtje rrugësh e urash, ndërtime urash, trasesh, sistemime, rregullim ambientesh, punime të tjera hidroteknike. Bërje studimesh dhe hartim projektesh së bashku me preventivë për objekte civile, ndërtesa banimi, objekte industriale, rrugë, ujësjellës, kanalizime etj. Konsulencë tekniko ekonomike kryesisht në sferën e ndërtimeve, prodhimit e shitjes së material ndërtimit, punimeve hidroteknike. Shitje materiale ndërtimi kryesisht gëlqere, inerte, granil etj.

Objekti i prokurimit: Rikonstruksion i godinës së Ministrisë së Zhvillimit Urban nga Autoriteti Kontraktor Ministria e Zhvillimit Urban. Ndriçim i gurit të qytetit nga autoriteti kontraktor Bashkia Përmet. Rigjallërimi i vlerave historike, kulturore e turistike të Zonës së Zhvillimit Rajonal 3, Korçë, Elbasan (3 lote) “2 Lot 1. Rruga Voskopojë – Kisha e Shën Prodhomit, Lot 2: Restaurimi i urës së Shën Prodhomit, Voskopojë, Lot 3: Rehabilitim i rrugëve “Xh. Kongoli”, “K.Papajani”, “T.Guranjaku”, “S. Mishta “dhe “B. Popa”- Elbasan

Kapitali Themeltar (Lekë): 40 076 000,00 ; Seli/Zyra Qendrore: Përmet Lagjja e Re, Përmet

Çështje Ligjore:

  1. 10.02.2015 Numri i çështjes: CN-860731-02-15. Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i urdhrit nr.641-12 regj. 03770 prot. dt.04.02.2015, lëshuar nga Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor ZIG”, ku është urdhëruar: Vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet e palës debitore Alfred Çoma, që zotëron në shoqërinë “AD – Star” me NIPT-J69102207Ë. Aktivet e mësipërme do të qëndrojnë të sekuestruara deri në një urdhër të dytë.01.10.2015 Numri i çështjes: CN-325523-10-15
    Pasaporta më të dhëna të karakterit deklarativ të kësaj shoqërie është e afishuar tek portali Open Corporates Albania