Prodhuesit e formulave (qumështit pluhur) për foshnje si Nestlé, Danone dhe Lactalis po përballen me një reagim gjithnjë e në rritje pasi një përbërës, që ata e morën nga një furnizues i vetëm në Kinë u kontaminua me një toksinë të rrezikshme, duke rrezikuar shëndetin e foshnjave në të gjithë botën.Përbërësi, vaji i pasur me acid arakidonik (ARA), i cili u ekspozua ndaj një toksine të quajtur cereulide, u mor nga një laborator në Ëuhan. Ai u shtua në qindra linja produktesh formulash për foshnje përpara se ato të dërgoheshin në më shumë se 65 vende në pesë kontinente. Kriza ka shkaktuar një protestë nga grupet e të drejtave të konsumatorëve dhe organizatat bamirëse të shëndetit publik, të cilat po bëjnë thirrje për kontrolle më të rrepta të sektorit, duke argumentuar se prodhuesit kanë kompromentuar sigurinë e foshnjave në ndjekje të fitimeve.“Formula komerciale për foshnje prodhohet përmes një zinxhiri furnizimi të orientuar drejt fitimit dhe kompanitë janë nën presion për të siguruar përbërës me kosto të ulët. Kjo do të thotë që kontaminimi mikrobik i një përbërësi me një burim të vetëm mund të shkaktojë kontaminim në shkallë globale”, tha Rachel Childs, nutricioniste e lartë në organizatën bamirëse First Steps Nutrition. Trust. Industria e formulave dominohet nga një numër i vogël kompanish, përfshirë Nestlé dhe Danone, si dhe grupet amerikane Abbott Laboratories dhe Mead Johnson, në pronësi të Reckitt. Ajo ka tërhequr një shqyrtim të rreptë rregullator gjatë pesë viteve të fundit pas mungesave, rritjes së çmimeve dhe tërheqjeve të tjera të përhapura. Përbërësi në rrënjë të krizës së fundit ka rindezur debatin mbi përbërjen gjithnjë e më komplekse të formulave për foshnje dhe mënyrën se si ato tregtohen, ndërsa kompanitë konkurrojnë për të fituar besnikërinë e prindërve mes rënies së niveleve të lindjeve. Kjo ndotje e ka origjinën në një strukturë në pronësi të kompanisë së bioteknologjisë Cabio Biotech, e cila është e listuar në bursën e Shangait, sipas njerëzve të njohur me çështjen. Kompania prodhon vaj ARA, i cili është projektuar për të imituar një acid yndyror që gjendet në qumështin e njeriut, nga kërpudhat e fermentuara. Gjatë gjithë janarit, tre prodhuesit e formulave u detyruan të tërhiqnin produktet, që mund të ishin të kontaminuara me cereulid, i cili shkakton të vjella dhe diarre. Franca ka hapur një hetim për vdekjen e dy foshnjave që konsumuan qumështin e kontaminuar, megjithëse ende nuk është përcaktuar asnjë lidhje shkakësore. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) njoftoi të mërkurën se po përditësonte këshillat e tij shkencore mbi cereulidin, i cili do të vendosë një prag për një sasi të sigurt të toksinës përpara se të duhet të shkaktohet një tërheqje nga tregu. Aktualisht nuk ka një nivel të sigurt të përcaktuar, thuhet ndët të tjera në artikullin e “Financial Times”.






















