Dhori Kule nis pazarin për 119 Doktoratura te Ekonomiku

444
Sigal

Pazari i Dhori Kules, për t’u dhënë kartonët “Doktor” 67 pedagogëve, ka shkuar 3000 Euro “xhelep” mbi tarifën shtetërore 4.5 milionë lekë, ndërsa për 52 kuotat jashtë Fakultetit, deri tani oferta ka shkuar 5000-6000 Euro mbi tarifën zyrtare; dhe thuhet se shumica janë zyrtarë dhe familjar të oligarkëve. Doktoraturat u bllokuan në 2014, kur plasi skandali i mbi 900 të graduarve “Doktorë” me plagjiatura, mes tyre ministra, deputetë, kryebashkiakë, ambasadorë, konsuj etj

 

Pazari i Dhori Kules, për t’u dhënë kartonët “Doktor” 67 pedagogëve të brendshëm, deri tani ka shkuar 3000 Euro “xhelep” mbi tarifën shtetërore 4.5 milionë lekë që ka vendosur Bordi i Fakultetit, ndërsa për 52 kuotat jashtë Fakultetit, deri tani oferta ka shkuar 5000- 6000 Euro mbi tarifën zyrtare; dhe thuhet se shumica janë politikanë, ministra, deputetë

Prej dy javësh, “bajraktari” i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Dhori Kule është “ngrohur”, mbasi i ka ardhur në dorë “pazari i artë” i shitjes së Doktoraturave, të cilin e komandon personalisht me fuqinë që ka si Dekan, duke e kthyer në ankand me parimin “Kërkesë- Ofertë”.

Denoncimet e ardhura nnga pedagogë të Ekonomikut dhe specialistë aplikues, bëjnë me dije se pazari po bëhet me cikël të mbyllur, në klanin e rrethin familjar të Dhori Kules.

Ata që duan një “Karton Doktorature” nga Fakulteti Ekonomik, do jenë pedagogë të brendshëm dhe çdo person tjetër jashtë Fakultetit, por përpara se të regjistrohen në sekretari, duhet të kalojnë te Dhori Kule, ose te Ditjona Kule, e bija që sekserizon pazaret.

Në ujdi me ministren e Arsimit Evis Kushi, xhambazi Dhori Kule ka përlarë 119 kuota Doktorature për vitin 2022, por në shkelje të ligjit “Për Arsimin e Lartë”, i ka ndarë në dy pjesë: 67 për pedagogët e Ekonomikut dhe 52 për të jashtëm, kur duhet të jetë aplikime pa racione.Pazarin me pedagogët e Fakultetit Ekonomik po e menaxhon Ditjona Kule, vajza pedagoge e Dhori Kules, e cila në vitin 2015, me punim të vjedhur nga shkencëtarë amerikanë e izraelitë dhe me firmën e babait ish- rektor Universiteti, brenda një viti ka marrë titujt “Docent-Doktor”.Ndërsa tani, me porosi dhe fuqi të babait Dekan, do bëjë pazarin për 67 titujt “Doktorë” që do jepen për pedagogët; të cilëve, ky lloj kartoni nuk u duhet për t’u dhënë njohuri studentëve, por për të garantuar vendin e punës, për karrierë si Dhori Kule e për 200 mijë lekë shtesë në muaj.

Doktoraturat u bllokuan në vitin 2014, kur plasi skandali i mbi 900 të graduarve “Doktorë” me plagjiatura, mes tyre ministra, deputetë, kryebashkiakë, ambasadorë, konsuj

Me 52 kuotat jashtë Fakultetit, po merret vetë xhambaz Dhori; i cili, përballë 2300 kërkesave që kanë vërshuar deri tani, ka mundësi të shtojë ofertat mbi vlerën 450 mijë lekë të reja, përcaktuar si tarifë zyrtare për arkëtim në llogarinë e Fakultetit.
Sipas denoncimeve, pazari “ekonomik” privat i Dekanit Dhori Kule, për t’u dhënë kartonët “Doktor” 67 pedagogëve të brendshëm, deri tani ka shkuar në 3000 Euro “xhelep” mbi tarifën shtetërore 450 mijë lekë të reja të vendosur nga Bordi i Fakultetit Ekonomik.Ndërsa për 52 aplikimet jashtë Fakultetit, deri tani oferta ka shkuar 5000- 6000 Euro mbi tarifën zyrtare 4.5 milionë lekë; dhe thuhet se shumica janë politikanë, ministra, deputetë e diplomatë të rinj , të cilët ëndërrojnë edhe post kryeministri.
Për ta realizuar me sukses pazarin, Dhori Kule ka krijuar këtë skemë të mbyllur me të besuar: Nga 68 pedagogë “Kategoria Profesor”, 26 Profesorë dhe 42 Profesorë të Asociuar, ka caktuar si udhëheqës temash vetëm 6 të “Kategorisë Profesor”, 10 Profesorë e 19 Profesorë të Asociuar për 67 doktorantët, kur sipas ligjit duhet të jenë krejt profesorët e fakultetit.

Saktësojmë se Doktoraturat u bllokuan në vitin 2014, kur plasi skandali i mbi 900 të graduarve “Doktorë” me plagjiatura, mes tyre ministra, deputetë, kryebashkiakë, ambasadorë, konsuj e deri te kryepolici Ardi Veliu, Bujar Kapexhiu e Enno Bozdo i Foltores.Por bëmat e Dhori Kules, prej 6 vitesh në krye të Fakultetit Ekonomik, nuk mbarojnë me kaq, madje pazar i madh për të shitur diploma e për të bërë regjistrime si student, të personave që janë në emigracion, është mos- matrikullimi (kod identifikimi) i studentëve.Pamfleti