Sipas chef-ve të kuzhinës: Ca hile të vogla që duhet të dini sa herë shkoni në supermarket

433
Sigal

E keni gjetur ndonjëherë veten teksa shëtisni nëpër supermarket dhe kuptoni që s’ja keni idenë çfarë duhet të blini? Ose më saktë, e ndjeni që mund të blini gjithë gjërat e panevojshme, të shpenzoni para kot dhe në fund, të mos “furnizoni” shtëpinë me ato që duhen vërtet.

Për të mos bërë më të tilla gafa dhe për të dalë nga pazari me krenari, ndiqni këshillat e chef-ve të kuzhinës! Ata dinë çfarë thonë dhe “hilet” e tyre funksionojnë gjithnjë! Çfarë duhet të keni parasysh para se të blini ushqime?

1. Blini sa më shumë fasule, thjerrëza, bishtaja, qiqra, etj.

Bathët janë kategori e nënvlerësuar kur vjen puna tek lista e ushqimeve. Njerëzit harrojnë që janë shumë të ushqyeshme, të lira dhe shumë të kollajshme për t’u përdorur. Përveç kësaj, duhet se s’bën t’i keni në shtëpi, pasi i gatuani në qindra mënyra. Sallatë, gjellë, si ushqim shoqërues, etj. Investimi ja vlen 100%.

2. Kur blini salcë domateje të konservuar, zgjidhni ato me më pak kripë dhe sa më pak sheqer të jetë e mundur!

E mira është që ta përgatisni vetë salcën e domateve për të shijuar ndjesinë e freskisë, por nëse e blini të konservuar kujdesuni të ndiqni këshillat më lart.

3. Oriz, blini shumë oriz!

Kur shihni që në supermarket ka oferta, mos u kurseni tek orizi. Ai zgjat në kohë dhe gjen përdorime të shumta, përgjithësisht të shëndetshme.

4. Blini elb!

Eshtë i pasur me hekur dhe proteina-nëse ju duhet një mënyrë e shpejtë dhe pa shumë kosto, për t’u pasuruar me lëndë ushqyese.

5. Patatet ruajini në vende të mbyllura

Mos i fusni në frigorifer në temperatura të ulëta. Trajtojini njësoj si fasulet, thjerrëzat apo drithrat.

6. Të njëjtën gjë bëni dhe me qepët

Eshtë shumë e rëndësishme t’i mbani larg lagështirës.

7. Blini gjithmonë miell!

Do t’ju hyjë në punë për gjithçka përveç salcave!

8. Blini fruta dhe perime të sezonit!

Mos shpenzoni në fruta a perime që nuk janë të stinës. Merrni ato sezonale me shumicë nëse keni mundësi dhe ruajini për t’i përdorur gjithë kohës.

9. Mos u gënjeni nga pamja.

Hidhni dhe një sy tek koshi i produkteve “të pavlerësuara”. Vetëm se ca dardha nuk duken bukur sa avokado, s’do të thotë që s’ja vlen t’i blini. Tregohuni të zgjuar.

10. Kur zgjidhni mishin, merrni pjesët më pak të përpunuara.

Madje nëse është e mundur merreni të papërpunuar, kështu do të jeni më të sigurt dhe do të kurse para.

11. Kujdes tek peshku dhe prodhimet e detit!

Mos bëni kompromise për çmimin, pasi është shumë e rëndësishme të jenë të freskëta.