Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 9 të arrestuar

158
Sigal

Autoritete spanjolle shkatërrojnë bandën shqiptarë që trafikonte marijuanë në gjithë Evropën.

Gjatë operacionit policor u arrestohen 9 shqiptarë, të moshave 20 deri në 36 vjeç. Sakaq mësohet se u sekuestruan 45 gr hashash, 605 gr marijuanë dhe 510 euro cash. Përpos akuzës për trafik droge, ata akuzohen dhe për mashtrime në furnizimin me energji elektrike, duke bërë instalime të paligjshme.

Marijuana rritej në dy magazine industrial në Alicante dhe Elche dhe pasi të korrej, do të shpërndahej në vende të ndryshme të Evropës.