Pas kontrolleve në kompaninë farmaceutike “Evita”, e lidhur me biznesmenin Klodian Allajbeu, ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në MCN tha se ka dyshime për kryerjen e veprave penale.
Ish-prokurori theksoi se duhet të verifikohen lidhjet e mundshme të kompanive me zyrtarë të lartë shtetërorë, pasi sipas tij, këto subjekte kanë hyrë në treg përmes akteve të administratës publike dhe kanë qenë aktive prej vitesh.
Sipas Karanxhës, fakti që është marrë vendim kontrolli nga gjykata dhe që agjentët kanë shkuar në pikat kryesore ku këto kompani ushtrojnë aktivitetin e tyre, tregon se hetimi ka hyrë në një fazë të avancuar.Kanë hyrë me akte të administratës shtetërore. Kanë me kohë që para 2013. Duhet të verifikohen lidhjet me zyrtarë të lartë. Duhet parë është ofruar shërbimi sipas kushteve të kontratës dhe shërbimi a është me çmimet e tregut apo jo.Bëhet fjalë dhe për mbetjet spitalore. Mbetjet spitalore, nuk janë si plehrat e qytetarëve. Për shkak të lëndëve kimike kërkojnë trajtim të veçantë. Diskutohet që asgjësimi i mbetjeve, janë marrë para nga buxheti, dhe kjo do jetë pjesë e hetimit.Hetimet duhet të jenë serioze.Po shohim nga 16-17 mijë faqe dhe s’provohen asgjë.




















