Skandali i qeverisë:Anashkalojnë ndihmat reale për të rinjtë. Ja si po tentohet të mashtrohen studentët duke i grabitur nëpërmjet kredisë që do jepen nga bankat e oligarkëve, ku duke u ktheyer në borxhlinj mund t’ju mbahen peng edhe diplomat

38
Sigal

 

  • Ja si po tentohet të mashtrohen studentët duke i grabitur nëpërmjet borxheve
  • Studentët do pasurojnë bankat e oligarkëve, ku familjarët e qeverisë janë aksionerë

Qeveria shqiptare ka miratuar për herë të parë kredinë studentore, e cila do t’iu vijë në ndihmë të gjithë studentëve, që nuk kanë mundësi për të kryer studimet e larta. Por çfarë do të thotë kjo? Ministria e Arsimit nëpërmjet kësaj nisme nuk ka në fokus studentin dhe as nuk është ky konteksti, por do të pasurojë bankat dhe të kredhin në borxhe filizat e rinjë, që duan me domosdoshmëritë arsimohen. Studentët nuk kanë nevojë t’ju futen duart në xhepa dhe të merren peng nga grabiqarët e bankave ku familjarët e qeverisë janë aksionere, por kanë nevojë të ndihmohen me pagesa pa kredi dhe pa borxhe. Konkretisht kemi sistemin më të shtrenjtë ku studentët e varfër paguajnë dhe pikën e fundit të gjakut të familjes. Shpenzimet për arsim u peshojnë familjeve shqiptare katër herë më shumë se familjeve europiane.Në shumë vende të Europës, tarifat e studimit janë bërë zero, kurse Shqipëria po shkon në kahun e kundërt në një kohë kur shumë të rinj po zgjedhin që të ikin jashtë. Si po shpenzohen fondet e mbledhura nga tarifat për pajisje luksi dhe makina të shtrenjta, ndërkohë që kanë shkuar zero lekë për shkencën dhe për studentët…Shqipëria nuk krahasohet as me rajonin përsa u përket tarifave të studimit. Tarifa e studimit për një semestër në universitetin publik jashtë është 25 euro, ndërsa tarifa për konviktin është 30 euro në muaj, ku përfshihen edhe dy vakte në ditë. Nuk kanë tarifa për provimet e prapambetura. Në Maqedoni, tarifat e studimit për një semestër janë rreth 100 euro.

Ja si mbështeten studentët në Spanjë

“20.000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”. Ky është plani i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet t’i kushtojë qeverisë në Madrid rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. Plani “Sumar” parashikon që shuma rekord të mblidhet duke taksuar ata që fitojnë më shumë se 3 milionë euro në vit, ndërsa pagesa do të nisë në moshën 18 vjeç dhe do të vazhdojë deri në moshën 23 vjeç. Përveç shumës universale, të rinjtë do të marrin edhe mbështetje administrative për të studiuar, trajnuar ose që të krijojnë biznesin e tyre. Por në Shqipëri e kundërta ndodh, ministrja e Arsimit Evis Kushi në një dalje për mediat sqaroi se ministrja ka negociuar me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore të jepet pa kolateral fizik. Kredia miratohet vetëm për një program studimi, ndërsa studentët nuk duhet të jenë përfitues të politikave të mëparshme.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë.”, sqaroi ministrja.

Miratimi i skemës së kredisë studentore, do të zbatohet menjëherë për vitin e ri akademik 2023-2024.Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programet e ciklit të parë, 2 vite pas nënshkrimit të kontratës për programet e ciklit të dytë dhe 5 vite pas nënshkrimit për programet e integruara të ciklit të dytë.

Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare dhe rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucioni që do të menaxhojë këtë proces me studentët dhe do të negociojë me bankat e nivelit të dytë për normat e ulëta të interesit të kredive.

Por kjo qeveri po i merr edhe jetën studentëve në kuptimin e parë dhe të dytë sepse pamundësia ekonomike po i zhyt në borxhe ende pa nisur jetën, por gjithashtu vlen për t’u përmëndur edhe sakrificat dhe vetëvrasjet që kanë ndodhur. Në vitin 2019 një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Rrëshenit, ku studentja e vitit të fundit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, Adela Gjoka, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit ku jetonte. Shkak i këtij akti ekstrem ishin probleme ekonomike dhe pamundësi për të punuar.