Digjen fondet/Pushteti lokal zvarrit shlyerjen e vendimeve gjyqësore

264
Sigal

Pushteti lokal zvarrit shlyerjen e vendimeve gjyqësore,nuk ekzekutohen pagesat prej miliona dollarë

Miliona lekë detyrime të lindura nga vendimet gjyqësore që lidhen me investimet apo largime të padrejta nga puna, nuk shlyhen nga ana e Bashkisë Durrës, por zvarriten në vite, megjithëse situata financiare e këtij institucioni lejon likujdimn në kohë të tyre. Kontrolli I Lartë I Shtetit ka audituar vitin e shkuar Bashkinë Durrës, duke konstatuar se ajo parapëlqen t’I djegë fondet e të mos shlyejë detyrimet.

Për periudhën korrik 2017 – qershor 2020, thekson në raportin përfundimtar të auditimit KLSH, nuk janë marrë masa të plota për planifikimin në buxhetin vjetor të detyrimeve të prapambetura për investimet dhe vendimet gjyqësore, të cilat kanë pasur ritëm të ulët likuidimi. Ky fenomen vërehet si në investimet e financuara nga FZHR edhe në ato që mbulohen nga të ardhurat e veta. Detyrimi total i FZHR ndaj Bashkisë Durrës për shkak të mos alokimit të plotë të fondeve, ka vlerën 169 milionë lekë, afërisht 1.6 milionë dollarë, i cili i përket shtatë kontratave për investime.

Për periudhën 2017-2020 nga vlera e detyrimit prej 168 milionë lekë nuk është kryer pagesë, duke ngelur i pa ndryshuar detyrimi i FZHR për disa vjet. Bashkia Durrës është financuar nga FZHR për investime të reja gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që nga njësia vendore, nuk është kërkuar që më parë FZHR të kryejë likuidimin e detyrimeve të prapambetura dhe pastaj të financojë investimet e reja.

Ritëm i ulët i likuidimit të detyrimeve të prapambetura është edhe për investimet dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, të cilat financohen nga burimet e veta. Në datën 31.12.2017 njësia vendore ka pasur 34 milionë lekë detyrime për investimet e prapambetura nga fondet e veta, por ende në datën 30.06.2020 është pa likuiduar vlera 9 milionë lekë, ose 27% e detyrimit.

Detyrimet e prapambetura për zbatimin e vendimeve gjyqësore, në datën 31.12.2017 kanë vlerën 202 milionë lekë, afërsisht 2 milionë dollarë, ndërsa në datën 31.12.2019 vlerën 163,124 mijë lekë. Mesatarja vjetore e shlyerjes së tyre është 8% e detyrimit, ndërkohë që Bashkia Durrës ka pasur fonde të konsiderueshme të pa përdorura në fundin e secilit vit buxhetor, nënvizon KLSH. Veprimet e mësipërme, sipas raportit, janë në kundërshtim me ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit nr.52, UMF nr.2, datë 06.0.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit.