Skandali: 1.3 miliard lekë tender për të pastruar zyrat e Albcontrol

336
Sigal

Kompania shtetërore që kontrollon hapsirën ajrore shqiptare shpenzon miliarda në më mënyrë të shfrenuar. Vetëm për pastrimin, Albcontrol do të shpenzojë 1.3 miliardë lekë, vlera e të cilit është më e madhe se sa pastrimi i qyteteve të Lushnjes, Beratit, Peshkopisë apo Spitalit Ushtarak që është mijra katrorë më e madhe dhe që pret e përcjell qindra mijra pacientë nga e gjithë Shqipëria

Teksa tenderi i Spitalit Ushtarak ku do pastrohen mijëra metra katrorë ,që pret dhe përcjell qindra mijëra pacientë nga e gjithë Shqipëria shumë herë më e vogël

 

1.3 miliardë lekë përkatësisht shpenzon Lushnja, Berati apo Peshkopia për pastrimin e qytetit

Faksimile: Tenderi i hapur nga Spitali Ushtarak për pastrimin e ambienteve me vlerë 0.9 mld për 3 vite

Faksimile: Tenderi i hapur nga Albcontrol, me vlerë 1.3 miliardë për pastrimin

Kompania shtetërorë ,që kontrollon hapësirën ajrore shqiptare vijon të shpenzojë pa kufij. Gjatë hulumtimit të tenderave të  kësaj kompanie, ku ajo që bie në sy është se shifrat janë më të vërtetë të larta. Duke u “fshehur” pas pajisjeve teknike, drejtuesit ia kanë dalë që të favorizojnë kompani të ndryshme. Por, redaksia jonë është ndalur në një procedurë të majme që po zhvillon Albcontrol.

Pak ditë më parë, Albcontrol ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për bërjen e një tenderi të ri. Bëhet fjalë për një tender pastrimi të ambienteve, ndryshe nga ato të pajisjeve. Por, shikoni apo numëroni pak shifrat e përmëndura. “Shërbimi i pastrimit të ambienteve të Albcontrol” është titulli i tenderit, ndërsa vlera e kontratës është plot 129.166.666 lekë. Ose, 1.3 miliardë lekë të vjetra ose nëse do ta konvertojmë në euro, rreth 1.2 milionë euro. Nuk bëhet fjalë për pastrimin e qyteteve. Në fakt, kaq shpenzon Lushnja, Berati apo Peshkopia për pastrimin e qytetit. Por, kaq po shpenzon Albcontrol, me qëllim që punonjësit që marrin një rrogë mesatare 3 mijë euro në muaj të qendrojnë pastër. Por, në çfarë realiteti janë këta punonjës apo edhe drejtuesit e tyre? Natyrisht, janë mësuar me luksin që u ka lënë Bela (Belinda Balluku), pasi ajo u ka plotësuar të gjitha kushtet, madje u ka bërë edhe palestër brenda ambienteve kur ka qenë drejtoreshë. Dhe, për inerci vijojnë që të shpenzojnë pa para’ pa asnjë kufi.

Por, le të bëjmë një krahasim. Në të njëjtën kohë me Albcontrol, ka hapur tender edhe Spitali Ushtarak. Sipas Boldneës.al, tenderi është për 36 muaj me objekt “shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”. Vlera e tenderit është vetëm 96.103.933 lekë. Pra, disa herë më e ulët sesa e Albcontrol. Dhe, për më tepër, tenderi i Spitalit Ushtarak është për 2 vite. Madje, do pastrohen mijëra metra katrorë që pret dhe përcjell qindra mijëra pacientë nga e gjithë Shqipëria. Por,’ menderja e punonjësve të Albcontrol do më shumë para’ për t’u pastruar sesa e qindra mijërave shqiptarëve.