Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

24
Sigal

INFO

Si pesticidet, Aflatoksina dhe Salmonela po helmojnë shqiptarët!

  • Në fund të muajit mars, u zbulua se rreth 8 tonë mish pule nga Brazili, me përmbajtje të lartë Salmonele, u tregtua në vendin tonë. Mishi arriti të hidhej në treg dhe u konsumua i gjithi
  • Para pak javësh doli që edhe qumështi që tregtohet në vend ka përmbajtje aflatoksine. Dy kompani të njohura rezultuan se tregtonin qumësht me përmbajtje të rrezikshme.
  • Ministria e Bujqësisë pranoi në media se vetëm gjatë vitit 2024 janë konstatuar nga analizat laboratorike në fruta e perime 7 pesticide të ndaluara si: “chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”
  • Konfirmohen vatra të murtajës, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë. 

Në vendin tonë është futur pluhur frutash me origjinë nga Turqia brenda te cilit ndodhet pigmenti i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, (e kuqe reaktive 141).Alarmin e ka lëshuar shteti Grek pas analizave të kryera në produktin ‘RED FOREST FRUIT CAKE’.Pigment i paautorizuar (e kuqe, reaktive 141) është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, veçanërisht pambukut dhe fibrave natyrale.Ky pigment është rreptësisht i ndaluar të përdoret në ushqime dhe produkte kozmetike.Ky ngjyrues i dëmshëm përdoret kryesisht te ëmbëlsirat dhe tortat, për t’i dhënë atyre ngjyrën e kuqe.Pigmenti i pa autorizuar është i rrezikshëm për shëndetin, nëse gëlltitet dhe mund të shkaktojë probleme toksike.Pas njoftimit nga autoritet Greke, AKU ka dalë në terren për kontroll dhe ka bllokuar sasinë e mbetur në subjektet që përdornin këtë produkt.Sipas njoftimit të AKU-t, “RED FOREST FRUIT CAKE” (përzierje frutash), kishte paketim 15kg dhe data e skadencës ishte deri në maj 2026.Edhe në njoftimin e AKU theksohet se ky produkt përbën risk me ndikim potencial serioz për shëndetin e njeriut.

Krimi ushqimor i certifikuar nga AKU dhe institucionet

Skandalet që përfshijnë sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në vendin tonë nuk kanë të sosur.Pas mandarinave e luleshtrydheve me pesticide dhe mishit me Salmonelë, pasiguria ushqimore ka prekur dhe fëmijët.Në një kopsht shtetëror në Gramsh, afro 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi që u është shërbyer dhe dyshimet janë për prezencë të Salmonelës. Bëhet fjalë për një bakter, që ndodhet te mishi, kryesisht ai i pulës, vezët, por edhe te perimet dhe ushqime të tjera.Mesa duket koalicioni i salmonelës ‘Denaj-Komici’ helmuan shqiptarët, pasi ishin të zënë me zgjedhjet.