Shpopullimi: Publikohen shifrat, vetëm në 2021 janë larguar 55 mijë shqiptar

345
Sigal

Ikja e shqiptarvë drejt vendeve të BE-së, për shkak të papunësisë, mjerimit, krimit, korrupsionit qeveritar, taksave të larta, pensioneve qesharake, mungesës së shërbimeve shëndetsore, sociale dhe nivelit të arsimimit. Kjo shifër e çonë në 765 mijë numrin e shqiptarëve që kanë leje qëndrimi në BE

Ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.

Në krahasim me një vit më parë, kur ky proces u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Kjo shifër është gati sa 30% e popullsisë, që vlerësohet, që jeton aktualisht në Shqipëri.

 

Cikli i dytë i emigracionit nga viti 2015

Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve ishte në dekadën e parë të tranzicionit, të cilët filluan të merrnin leje qëndrimi pas vitit 2000. Në 2008 u dhanë gjithsej gati 100 mijë leje qëndrimi sipas Eurostat.

Emigracioni filloi të zbehej pas vitit 2010 dhe në 2013-n regjistrohet numri më i ulët i lejeve, me rreth 30 mijë.

Më pas, në 2015-n filloi një valë e re emigracioni, e reflektuar dhe në kërkesat për azil në vendet e BE-së që atë vit arritën rekordin e rreth 60 mijë.

Ndonëse kërkesat për azil erdhën në rënie vitet e mëpasshme, duke zbritur në rreth 20 mijë në vit, rezulton se shumë persona e kanë gjetur rrugën për të ikur, teksa lejet e qëndrimit arritën deri në 60 mijë në vit.

Som Vala e parë e emigrimit të shqiptarëve ishte në dekadën e parë të tranzicionit, të cilët filluan të merrnin leje qëndrimi pas vitit 2000. Në 2008-n u dhanë gjithsej gati 100 mijë leje qëndrimi sipas Eurostat.

Emigracioni filloi të zbehej pas vitit 2010 dhe në 2013-n regjistrohet numri më i ulët i lejeve, me rreth 30 mijë.