Sekserët e shëndetësisë/ Oligarkët e laboratorëve grabisin miliona, qytetarët zbrazin xhepat te private për të bërë analizat

274
Sigal

Si e shkatërruan unitetin e spitaleve monopoli i PPP-ve dhënë nga ministrat e Shëndetësisë Beqja dhe Manstirliu. Hetim dosjeve të aferave të frikshme që kanë zënë pluhur, teksa rrezikohet shëndeti

 Si e shkatërruan PPP-të monopol të laboratorëve dhënë nga qeveria unitetin funksional të spitalit

Kjo ështe e papranueshme, është krijuar një monopl privat kombëtar me të gjithë laboratorët e Shqipërisë me fond publik të paguar nga shteti. Dhënja e laboratorit privatit shkatërron spitalin

Qeveria shqiptare është e vendosur të japë me koncesion çdo gjë që të mundet, pavarësisht nga kostot e larta të këtyre marrëveshjeve, rreziqet për financat shtetërore e xhepat e qytetarëve dhe paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare.

Qendra më e madhe spitalore në vend “Nënë Tereza” nuk kryen dot më asnjë analizë për pacientët, duke nisur nga data 1 qershor, përveç atyre të raportuara me Kod të Kuq. Kjo për shkak se buxheti te koncesionari është ezauruar në masën 100%. Skandali i dalë përtej ‘dyerve’ të QSUT këtë herë, dhe jo i pari, është publikuar pak ditë më parë nga mediat me fakte. Mesazhet e publikuara nga mediat tregojnë qartë se si shefave të pavionëve u kërkohet që t’u tërheqin vëmendjen mjekëve që të mos bezdisin më koncensionarin, pasi kërkojnë me insistim të kryhen analizat e pacientëve. Në fakt ky nuk është rasti i parë që denoncohet, pasi edhe para dy muajsh pacientët u lanë pa analiza, pavarësisht nga sëmundjet, nga më të rëndat në rrezik për jetën. Lidhur me këtë situatë deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, e ka ngritur disa herë si shqetësim dhe ka qenë ndër të parët që e ka kundërshtuar. Për Shehun, dhënia me koncension i laboratorëve shkatërron unitetin funksional të spitalit, pa llogaritur këtu çështjen e monopoleve, keqpërdorimin e fondeve apo koston që ka për vetë pacientin.

“Me fondet e shtetit është krijuar një monopol privat kombëtar që është e papranueshme. Shkatërron unitetin funksinal të spitalit, ndërsa për spitalet universitare shkatërron projektet universitare, kërkimin shkencor etj.

Po ngelen pa shërbim edhe qytetarët, detyrohen të paguajnë, të shkojnë t’i bëjnë analizat te privati. Kjo nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe për kujdesin parësor. Paguhen rreth 10 milionë euro në vit për laboratorët.

Çfarë ndodhi?

I dhanë laboratorët shtetërorë privatit dhe i paguan çdo vit dhe ai pa investuar fare vijon të përfitojë kurse i gjithë shërbimi është krejtësisht jashtë loje. Kujdesi parësor është i bllokuar, sepse atje checkup-i ka shkatërruar të gjithë laboratorët e kujdesit parësor. Nga ana tjetër në laboratorët e spitaleve është futur kjo PPP. Kjo është e papranueshme, është krijuar një monopl privat kombëtar me të gjithë laboratorët e Shqipërisë me fond publik të paguar nga shteti. Dhënia e laboratorit privatit shkatërron spitalin. Prish unitetin e funksionimit të spitalit. Laboratori nuk është lavanderia, nuk është mensa, nuk është pastrimi i kopshtit, as rregullimi i pemëve jashtë. Është zemra teknike funksionale e spitalit. Nuk ndodh, është e paimagjinueshme, një shembull i tillë në Europë, që qendrave spitalore universitare t’ua heqësh laboratorin, t’ia japësh privatit.

Ti përjashton Qendrën Spitalore Universitare edhe nga kërkimi shkencor, edhe nga rrezatimi i gjithë vendit në nivel laboratorik, pa shtuar këtu pastaj çështjet e monopoleve, çështjen e keqpërdorimit të fondeve. Janë miliona e milona euro në vit që harxhohen kot. Për pacientin ka vetëm një rrugë, të shkojë të bëjnë analizat te privati me lekë në xhep që është akoma më kriminale”, – tha Shehu.

 

Skandali/ Oligarku shqiptaro-grek Janis Karathano për SPAK! Shqiptarët s’bëjnë dot më analiza në shtet

Një skandal i vërtetë ka kapluar Shëndetësinë e mjeruar të vendit me një nga koncesionet më korruptive të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë. Pavarësisht se janë paguar 100 MLN € nga xhepat e popullit për koncesionin e laboratorëve të fituar nga oligarku shqiptaro grek Janis Karathanos, qytetarëve nuk u bëhen analizat në QSUT edhe nëse paraqiten në gjendje të rëndë. KLSH ka konstatuar shkelje dhe abuzime në auditin e fundit dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë marrëdhënien koncesionare me Karathanosin. QSUT ka njoftuar mjekët dhe administratën e vet të mos i kryejnë analizat qytetarëve pasi është arritur limiti maksimal i numrit të tyre të nënshkruar në kontratë nga koncensionari. Këshilli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të rënda në këtë procedurë për shkak se kompanitë e konsorciumit të Karathanosit janë regjistruar offshore në Spanjë. Ky koncesion u nis që në kohën kur Ilir Beqaj ishte ministër Shëndetësie e u bitis nga Manastirliu. Të gjitha analizat e qytetarëve, që duhet të bëheshin në shtet i kaluan me koncesion kompanive të privatit, të cilat tani kanë lënë popullin në mëshirë të fatit. Ky është një ndër skandalet më të mëdha të shënuara ndonjëherë në sistemin e shëndetësisë, ndërsa SPAK duket se merret akoma me Fatos Tushen, por ka nisur pushimet kur vjen puna tek korrupsioni që vlon që tek dera e QSUT.

Bëhen ‘thela’ paratë e popullit, thirrje SPAK: 7.6 mln € Nushit, 3 mln € Allajbeut, kur do hetohen?!

Në një raport të fundit të KLSH, denoncohen disa vjedhje galopante, që oligarkët i kanë bërë parave të shqiptarëve, e me shpresë pas leximit të këtij artikulli, do t’i harroni të gjitha ngjarjet me karakter rozë të ndodhura së fundmi në vend.
Dy oligarkët kryesorë të Shëndetësisë në vend, Vilma Nushi, përfituesja e koncesionit të Check Up prej 120 MLN € dhe Klodian Allajbeu përfituesi i koncesionit të Hemodliazës 8.6 MLD Lekë kanë mbushur xhepat me para nga Buxheti i Shtetit për shërbime, që nuk i kanë kryer.

Nushi ka përfituar 7.6 MLN €, para këto të lëvruara nga FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor). Për vitet (2015-2019), Vilma Nushi ka përfituar 930 MLN lekë për shërbime, që nuk i ka kryer, zbulon auditi i KLSH.

Allajbeu nga ana tjetër ka përfituar 3 MLN € të tjera, ndërkohë që një gjymë milioni dollarë e ka marrë pa e nisur shërbimin e të sëmurëve nga veshkat.

Oligarku, i cili renditet në vend të tretë për vjedhjet, që i bëhen parave të shqiptarëve, është Janis Karathanos përfituesi i koncesionit të laboratorëve. Ky i fundit ka përfituar koncesionin me vlerë 104 MLN € nga qeveria. Për këtë të fundit ka pasur kundërshtime nga FMN, pasi kompanitë e tij rezultonin të skeduara në Spanjë si subjekte aktivitetesh kriminale.

‘Sani Service’ e Ilir Rrapajt ka përfituar koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 MLN $. Rrapaj njihet edhe si shoku i Ilir Beqajt, i cili i mundësoi të merrte thasët me para në këtë aferë të frikshme. Ky i fundit e ka përfituar koncesionin me vetëm 3 punëtorë në kompani ndërkohë që ishte emigrant në Itali.

Pagesat për 4 kontratat koncesionare më të mëdha në Shqipëri përfshijnë një pjesë të madhe të parave të Buxhetit të Shtetit për Shëndetësinë dhe raportet e KLSH kanë zbuluar se pagesat shkojnë për shërbime që pacientët nuk i marrin aspak nga kompanitë koncesionare.

7.6 MLN € për Vilma Nushin

Pra janë vlera në disa milionë euro që këto kompani përfitojnë për shërbime të pakryera, përfshirë këtu edhe kohën e pandemisë, ku Rama deklaroi se koncesioni i Check Up dp pezullohet përkohësisht, por në fakt Vilma Nushi vazhdon të paguhet me taksat e shqiptarëve qyl.