Po riparonte dollapin në banesë, rrëzohet dhe humb jetën 70-vjeçari në Durrës

272
Sigal

Një i moshuar ka humbur jetën në Durrës, pasi është rrëzuar teksa ka qenë duke riparuar dollapin në banesën e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar.

Dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.