Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës për zgjedhjet

347
Sigal

/Gazeta Telegraf

Zgjedhjet e lira në 25 prill kanë rëndësi për shqiptarët Britaninë e Madhe dhe ndërkombëtarët!

Ambasadori britanik Duncan Norman iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama mbi përfshirjen e tij në ato që kreu i qeverisë i quan çështje të brendshme. “Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të sukseshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private.” – theksoi ambasadori Norman në Përballë.

Ambasadori britanik Duncan Norman theksoi: “Çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private”.  Për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon zgjedhje të suksesshme, ndaj dhe interesi i Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit është i lartë.”

Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e sukseshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të sukseshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar. “- tha Norman.

Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ambasadori britanik ju përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama mbi përfshirjen e tij në ato që kreu i qeverisë i quan çështje të brendshme.

“Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të sukseshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private.” – theksoi Norman në emisionin Përballë në RTSH.