Sarandë: Ujrat e zeza dhe mbeturinat ndotin fshatrat dhe plazhet

388
Sigal

Agron Mema
Sezoni turistik veror “ Verë 2021” është në ditët e kulmit të tij këtë mesgusht, pas një pauze dramatike të ndikuar nga pandemia Covid 19. Fshatrat e bregut, hotelet e tyre, por edhe mjediset private të turizmit familjar janë në kulmin e fluksit të tyre në fshtrat e bregdetit të Himarës, sidomos ato të njësisë administrative Lukovë. Nuk gjen krevat të pa akomoduar. Turistat parapëlqejnë plazhin e këtyre fshtrave, i cili mbetet nga plazhet më të virgjëra nga ndotjet urbane, por edhe bukuria magjepsëse natyrore e pa infektuar nga masakrat mjedisore si kudo tjetër. Po kjo vetëm përsa i përket vet përkujdesjes së komunitetit të këtyre fshatrave. E themi këtë se pushteti lokal nuk merr asnjë masë për krijimin e kushteve mjedisore. Plazhet të mbushura me mbeturina prej shumë ditësh, aq sa era e keqe ka hyrë edhe në molekulat e ujit dhe firma e pastrimit nuk merr asnjë masë përpos menefregizmit të kërkesës së llogarisë nga ana e bashkisë së Himarës dhe njësisë administrative të Lukovës. Përtej kësaj higjene të keqe në mjediset plazhore, i shtohet edhe kusuri i shpërthimit të ujrave të zeza. Nuk bëhet për në periferi. Ujrat e zeza kanë pushtuar tanimë qendrat e fshatrave, siç shikoni pamjet në qendër të fshatit Piqeras të Lukovës. Ka mëse një javë që ujrat e zeza kanë shpërthyer nga tubacionet dhe kanë vënë nën kontroll qendrën e fshatit dhe përparojnë nëpër lagje me erën e kutërbuar që i shtohet riskut të vapës. Banorë dhe biznesmenë janë ankuar, por në vesh të shurdhët. Gjendja paraqitet dramatike dhe shtrinë terren drejt tragjikes në situatat Pandemike, që shoqëria është ende nën pushtetin e saj. As bashkia, as qendra administrative, as shëndetësia nuk merr masa për stabilizimin e situatës alarmante, që përjetojnë banorët dhe pushuesit në këto fshatra dhe plazhe!