Prof. Lirim Hoxha: Emergjente, Shelfin Kontinental, Shqipëri-Mali i Zi

316
Sigal

 

Në shkrimin ‘’ Kufiri ujor Itali-Mali i Zi/Kufijtë Sovranë ( SOVEREIGN LIMITS Italy–Montenegro Maritime Boundary | Sovereign Limits) shoqëruar me një hartë të Shelfit Kontinental Itali-Mali i Zi dhe Shqipëri-Mali i Zi, thuhet midis të tjerash se, kufiri i Shelfit Kontinental me Shqipërinë është i supozuar/sugjeruar dhe akoma nuk është i formalizuar, ashtu si nuk është i përcaktuar dhe tripikëshi Shqipëri-Itali-Mali i Zi. Kështu në hartë Vija e equidistancës është provizore (vija  pikë-pikë me ngjyrë bojëqielli) dhe Kufiri detar është i nënkuptuar (vija e ndërprerë bezhë).

Kufiri i Shelfit Kontinental Itali-Mali i Zi (ish Jugosllavia):1968

Vija e kuqe e trashet- kufijtë detarë

Vija e pikë-pikë bojëqiell- Vija e equidistancës provizore

Vija e ndërprerë bezhë – Kufiri detar i nënkuptuar

Vija blu e ndërprerë- Pretendimi për Vijëbazën e Drejtë

Në fakt, këta kufij të Shelfit Kontinental të Malit të Zi, janë trashëguar nga marrëveshja për përcaktimin e shelfit kontinental midis Italisë dhe Jugosllavisë e 8 janarit, 1968

Si konkluzion del se, duhet te formalizohet marrëveshja për Shelfin Kontinental/Zonën Ekonomike Ekskluzive midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, që kërkon dhe përcaktimin e tripikëshit Shqipëri-Itali-Mali i Zi.

Përfundimin e kësaj marrëveshjeje e bëjnë me emergjente zhvillimet e fundit për zbulimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi.

Megjithëse një vend i vogël, Mali i Zi, mbështetur në faktin se në vendet fqinje Shqipëri, Itali dhe Kroaci është gjetur dhe po shfrytëzohet me leverdi naftë dhe gaz, ka kryer shpime në Tokë (onshore) dhe në Det (offshore), por pa sukses (GEO ExPro – 2013: Montenegro: A Small Country Thinks Big).

Vitet e fundit kompania e naftës dhe gazit italian Eni dhe ajo ruse Novatek, partner në një ndërmarrje të përbashkët me interes 50 për qind secili, në një kontratë koncesionare të nënshkruar me Malin e Zi më 2016, fituan të drejtën e zbulimit në një sipërfaqe prej 1228 km2 në Detin Adriatik dhe thuhet se kanë filluar shpimin me thellësi të projektuar 6250m me 25 mars, 2021, rreth 30 kilometra në jug të Ulqinit (OFFSHORE ENERGY Eni gears up to dril Montenegro well as rig arrives – Offshore Energy (offshore-energy.biz). Nisur nga thellësia e madhe, rezultati i pritshëm është gaz apo naftë e lehtë, pritej që shpimi të përfundonte në fund të shtatorit, 2021. Deri tashti nuk ka ndonjë njoftim për shtypin, por gjithsesi ka ndodhur që kompani të caktuara të mos i bëjnë publike edhe rastet pozitive. Të bën përshtypje periudha e gjatë prej 4 vitesh nga nënshkrimi i koncesionit deri në fillimin e shpimit?!                                                                                                                         Në kushtet aktuale të një krize energjitike për gaz& naft, rezultati me përmasa të mëdha në këto zona, do të përbënte një furnizues gazi Jug-Veri për në Evropën Qendrore. Historikisht, në pikëpamje gjeologjike, sektori Shqipëria e Veriut-Mali i Zi ka, qysh nga fillimi i shekullit të kaluar ka përbërë një nyje problematike. Në vitin 2020 janë prezantuar mendime krejt të reja për këtë sektor, të disponueshme, pjesërisht edhe në Research Gate dhe të ndjekura me interes  e veçantë. Për shumë arsye përfundimi i Marrëveshjes mbi Shelfin Kontinental/Zonën Ekonomike Ekskluzive Shqipëri-Mali i Zi dhe përcaktimi i tripikëshit Shqipëri-Mali i Zi- Itali duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi situata gjeologjike dhe angazhimi i këtyre dy kompanive të mëdha nënkupton mundësinë e pranisë së resurseve të mëdha të naftës dhe gazit.

 Eni* në vitin 2015 në sektorin egjiptian të Detit Mesdhe ka zbuluar fushën e gazit Zohrfield me sipërfaqe rreth 100 kilometër katror dhe madhësi 850 miliardë metër kub gaz, më e madhja e zbuluar në Detin Mesdhe (Wikipedia).

Novatek* është kompania e dytë për nga prodhimi i gazit në Rusi (Wikipedia)