Rrobat e banjës që çdo vajzë duhet të ketë këtë verë

2031
Sigal

Plot feminitet, stil, aspak të tepruara… Kështu do të jenë rrobat e banjës këtë verë. Janë aq të bukura sa edhe mua që nuk e kam shumë qejf plazhin, më bënë të blej disa palë dhe të shkruaj këtë artikull për ju.

Ja disa sugjerime:

1.      Zgjidhni belin e lartë

Sinqerisht, asnjëherë nuk e kam kuptuar atë maninë e të nxirit të çdo pjese të trupit. Nëse i shikoje vajzat vjet, vishnin disa gjëra që as bikini braziliane nuk i quaje dot. Vishnin disa rripa me një fjalë, transmeton revistaclass. Këtë vit beli i lartë u rikthye më i fuqishëm se kurrë. Provoni një palë dhe do e shihni sa bukur ju tregojnë.

2.      Me rrip në mes

Qofshin bikini apo monokini, nuk ka rëndësi. Instagrami është mbushur plot me foto të bukura ne plazh apo pishina dhe vajzat e modës duket se e preferojnë shumë atë rripin në mes. Nëse nuk e kanë vetë rrobat e banjës, sajojini një… Nuk ka asgjë të keqe.

3.      Me fiongo dhe fruda

Sa femërore dhe romantike do dukeni… Zgjidhni një palë me një dizajn minimalist dhe që t’i mbulojnë shpatullat tuaja.

4.      Të frymëzuara nga vitet ’90

Vishni një monokini me printe të guximshme e të sofistikuara. Do të bini shumë në sy sepse do dukeni fiks sikur keni dalë nga një film i viteve ’90.

5.      Të punuara me grep

Nëse jeni adhuruese e viteve ’70, rrobat e banjës të punuara me grep janë të duhurat për ju. Nëse e keni atë frikën se si do duken pasi të jeni futur në ujë, mos u shqetësoni fare. I kam provuar dhe ju siguroj që janë shumë të sigurta dhe aspak të bezdisshme.

6.      Me pika

Tashmë të gjithë e dinë që pikat bënë namin këtë vit. Nuk kishin si të mungonin edhe tek rrobat e banjës. Ju këshilloj që si aksesorë të shkoni me një kapelë kashte dhe një palë syze retro.

7.      Të kuqe ose të zeza

Asnjëherë nuk ju “lenë në baltë”. Këto ngjyra mbi trupin tuaj tregojnë që jeni një grua vajzë e fortë, plot stil, sharm e vetëbesim