Qeveria u shtrëngon litarin qytetarëve. UKT, nis ‘vjelja’ e taksës së re të banesave për çdo metër katror

453
Sigal

 

‘Derë më derë për taksën e ndërtesës’ , Formula e re, UKT fushatë nxitjeje për vetëdeklarimin e sipërfaqes

Pavarësisht që në faturën e muajit Nëntor të 2019-ës ka nisur të aplikohet formula e re e llogaritjes së taksës së ndërtesës në bazë të sipërfaqes reale të ndërtesës dhe çmimit vlerësues të saj, ende shumë qytetarë të Tiranës nuk e kanë bërë  vetëdeklarimin pranë UKT.

Për këtë arsye, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka nisur fushatën e informimit derë më derë për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë kryer vetëdeklarimin pranë këtij institucioni brenda afatit të vënë në dispozicion për këtë proces, duke u kërkuar që të përmbushin këtë detyrim ligjor. Formula parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Deri më tani,  taksa për qytetarët që nuk janë vetëdeklaruar,  është përllogaritur sipas sipërfaqes së prezumuar përcaktuar në legjislacion.  UKT bën me dije se për të kryer procesin e vetëdeklarimit, i cili është detyrim ligjor, qytetarët duhet të vënë në dispozicion, kartën e identiteti, librezën e ujit, certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën shoqëruese, ose vetëdeklarimin pranë ALUIZNIT, apo kontratën e shit-blerjes.

Ky proces deri më tani është lënë në hije edhe për shkak të pandemisë Covid 19, ndërsa tashmë ka nisur përfundimi i plotë i tij.