QSUT: Pas 5 muajve çlirohet tenderi  i mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore

87
Sigal

 

Joti përgatit goditjen e fundit para se të largohet si drejtor i QSUT nga posti i drejtorit të QSUT

Çuditërisht kur askush nuk besonte  që tenderi i mirëmbajtjes të pajisjeve mjekësore  të Q.S.U.” Nënë Tereza” do të kryhej, KPP e çliroi tenderin duke i lënë kompetencën Q.S.U.T  të bëjë ndryshimet e duhura.

Megjithëse në pamje të parë gjërat duken të rregullta, për specialistët e sektorit gara duhet të monitorohet  pasi shumë elementë janë të dyshimtë. Një dorë e padukshme duket që organizon gjithçka pas 5 muajsh që gara ishte në “stand-by” pikërisht tani.

Çuditërisht e vetëm tani që u shpall ndryshimi i drejtorit Enkelejdi Joti gara u lirua që të bëhej. Sipas dikujt, Joti i frikësuar ishte bërë  pengesë për këtë tender dhe është zëvendësuar pasi e bëri pjesën e tij prej 7 muajsh.

Thuhet që drejtori i ri QSUT do të marrë emërimin me fishek në pajë ose e thënë ndryshe  emërohet vetëm nëse pranon të finalizojë këtë tender të cilin Joti e solli deri këtu.

Gjithashtu ka zëra që Joti  do që të mbyllë  këtë tender dhe më pas të largohet. Cilido qoftë versioni, spostimi i Enkelejdi Jotit nga Q.S.U.T lidhet me këtë tender, pra me tenderin super të fryrë të mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore. Nga ana tjetër Enkelejdi Joti duket se ka rënë shumë edhe nga ana psikologjike. Sipas njoftimit që ka redaksia jonë, ai iu vendos gjoba kompanive të cilat kanë protestuar. Si pretekst ai iu gjen defektet që ka gjetur K.L.SH ndaj Q.S.U.T. Me shumë mjeshtëri ai ua transmeton kompanive private duke i paralajmëruar që do t’i hedhë në gjyq  paçka se kompanitë janë 100% të rregullta me procedurat e punës.

Ka të drejtë Joti të kërcënojë me gjyq  për gjëra absurde pasi shpenzimet paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe ai vetëm  numëron gjyqet që ka humbur. Kjo është e vetmja gjë që ka bërë në 4 vjet e gjysmë që drejton Q.S.U.T.

Pikërisht, shpallja e zhvillimit të tenderit më 13.12.2021 dhe natyrisht vlerësimi gjatë ditëve kur të gjithë merren me përgatitjet e Vitit të Ri ose me probleme të reja shton dyshimet te ky tender. Megjithatë gjithçka po monitorohet me shumë kujdes dhe dosja e tenderit është gati.