Edi Paloka: Heshtja e diplomatëve ndaj “rilindasve” të korruptuarve që sot duhet të ishin pas hekurave e kalon çdo limit të cinizmit

221
Sigal

 

Shpall Berishën “non grata” për korrupsion e për më shumë pas tetë vitesh në opozitë! Ndërkohë dekoron Dvoranin si kalorës të luftës kunder korrupsionit, i shkon në zyrë Arben Ahmetajt dhe i kërkon që të marrë në dorë flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe e fundit kjo e Beqes… Në inagurimin e Beqes si drejtor ju thua shqiptareve se lufta kundër korrupsionit po ecën në rrugën e duhur…!!! E si pret pastaj të besojnë shqiptarët në drejtësinë e qëndrimeve dhe vendimeve që merr?!! Të paktën demokratet duhet të ftillohen e të shohin realitetin në sy. Ata që duhej të shpalleshin “non grata” e madje të ishin pas hekurave për korrupsion, në fakt po glorifikohen. E nëse dikush këtë e sheh si “mbeshtetje për PD” apo si deshirë që PD ta çojnë në pushtet, ai qoftë se në këtë rast edhe naiviteti do ishte thjesht justifikim!