Qeveria jonë paguan 10 mln USD për gjoja vaksinë kineze, por turqit reagojnë: Do ta zëvendësojmë me vaksinë turke

365
Sigal

Qeveria paguan 10 mln USD për gjoja vaksinë kineze!

 Reagojnë turqit: Në pamundësi do e zëvendësojmë me vaksinën turke

                          Si pika poshtë fotos kryesore

  • 10 milionë USD, Qeveria Shqiptare miraton pagesën e parë për distributorin Turk të ‘Sinovax’ prodhim në Republikën Popullore të Kinës.
  • Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me vaksinë prodhim dhe paketim kinez.
  • Ndryshon marrëveshja e blerjes, shteti shqiptar pranon vaksinën kineze paketim në Turqi, “Coronavac 600SU/IM- Suspension”.
  • 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliardë lek në Buxhetin e Shtetit për fond rezervë, vaksina dhe situata Covid 19.
  • ”Open Procurement Albania” publikon të gjitha aktet që bëjnë të njohur kontraktimin, efektet financiare dhe ecurinë.

 

Në datën 22.03.2021, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë Akt Normativ me nr 9, Për Miratim  të tekstit të Marrëveshjes, ndërmjet Pala Shteti Shqiptar: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, me Distributorin Autorizuar , shoqërinë turke  “Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret A.Ş”. link: http://openprocurement.al/health/other/27145-sinovak-albania.pdf

Objekt i Marrëveshjes: Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga “Sinovac Life Science Co Ltd.” dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Neni 3 i Aktit Normativ, detyron institucionet dhe palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Marrëveshje Sekrete kofidenciale.

Sipas relacionit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë,  bashkangjitur Aktit Normativ, Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin (organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë), mori në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, “Coronavac”, të krijuar nga “Sinovac Life Science”, Pekin, Kinë.  http://openprocurement.al/health/other/27145pr.pdf

Ky Komitet u shpreh pro. Po në relacion citohet se: Rezultatet e fazës së parë dhe të dytë të kësaj vaksine në Kinë, janë publikuar në revistën “Lancet” në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik 2020  në Kinë, dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili. Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës te punonjësit shëndetësorë  që ofronin trajtim për pacientët me COVID-19. Aktualisht, “CoronaVac” është aprovuar për përdorim emergjent në Kinë nga Autoriteti Rregullator (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare), si dhe është aprovuar për përdorim në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksikë, Paraguai, Filipine, Tailandë, Tunisi, Turqi, Ukrainë dhe Uruguai etj. Kjo vaksinë është përdorur edhe në vendet e BE-së si Hungaria. Pas nënshkrimit, Këshilli i Ministrave miratoi me Aktin Normativ Nr.10 datë 24.03.2021, Marrëveshjen Palëve. http://openprocurement.al/health/other/27145pr10.pdf

Efektet financiare

Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit. Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij, deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 herë.

Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezervë, parashikohet  të jetë në masën prej 5 miliardë lekë (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliardë, është shtuar me 1 miliard).  http://openprocurement.al/health/other/27145akligj.pdf

Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezervë, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga “Sinovac Life Science Co, Ltd.” dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjetë milionë) USD, e konvertuar në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë leke.

Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.

Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezerve dhe, përkatësisht me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 174/2021, u vendos që Instituti i Shëndetit Publik, të bëjë pagesën prej 10 milionë USD (dhjetë milionë dollarë amerikanë), në favor të shoqërisë, distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.S., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), “Coronavac”, të krijuar nga “Sinovac Life Science Co, Ltd”. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës (pika 1 e vendimit). Në pikën 2 të vendimit, përcaktohet që, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD. Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

Në seancën e Parë Kuvendore pas pezullimit të punës për shkak të fushatës zgjedhore, data 4 Maj, Kuvendi kishte në rendin  e ditës, Pëlqimin e dy Akteve Normative, të cilat lidhen me blerje të tjera vaksina antiCovid dhe Efekte Financiare që bëjnë të mundur.

Distributori Turk

Përmes Akt Normativ Nr. 14, datë 7.4.2021 – Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ nr. 9, datë 22.03.2021, është bërë ndryshim i Titullit dhe Objektit të Marrëveshjes Mes Palëve. http://openprocurement.al/health/other/27145vddm174.pdf

Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja  “Sonovac Life Sciences” furnizimi me produktin  “CoronaVac Covid 19 – Vero Cell”  si një produkt i përfunduar. Pas kësaj, turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin  “Coronavac 600SU/IM- Suspension” për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral “Sars-CoV-2” të inaktivizuar, të zhvilluar nga “SinoVac Life Science Co., Ltd.”, prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria “Keymen”. Për këtë arsye, Palës shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin paketim Turk. http://openprocurement.al/health/other/271451aaa.pdf

 

Ndryshon Marrëveshja e Blerjes. Shteti Shqiptar pranon vaksinën kineze paketim në Turqi, “ Coronavac 600SU/IM- Suspension”. Pala shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore.

 Vaksina dhe situata Covid 19.

Në lidhje me efekte Financiare, po në datën e parë të punës së Kuvendit pas Zgjedhjeve, kërkohet  pëlqimi për Aktin Normativ, Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021. Përmes këtij Akti,  Fondi Rezervë në Buxhetin e Shtetit, rritet nga 5 miliardë në 7 miliardë lekë, shtesa plus 2 miliardë  lekë, me qëllim përballimin e shpenzimeve të blerjes së vaksinave gjatë vitit 2021, si pasojë edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverisë, që lidhen me pandeminë COVID-19. Pala Shqiptare ka marrë informacion zyrtar që kjo vaksinë po përdoret në Republikën e Turqisë, informacion i marrë nëpërmjet letërkëmbimit me ministrinë e Shëndetësisë Turke. http://openprocurement.al/health/other/27145akligjdsfsd.pdf