Miratohet ligji i ri për turizmin, si do formalizohen qiradhënësit e apartamenteve dhe vilave që jepen me qira?

44

Qeveria nën maskën e luftës së informalitetit dhe  me shtimin e taksave po jep një goditje ekonomisë lokale, pushuesve, turizmit dhe profesioneve të lira, për të “gllabëruar” sa më shumë të ardhura për të mbushur arkën e zbrazur nga PPP-të, arbitrazhet dhe korrupsioni.

Sigal

 

INFO

Çdo strukture më pas, ka detyrimin të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën. Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese. Konkretisht, kur subjektet hoteliere ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

/Telegraf.al/ Finalizohet nisma , që më herët “Telegraf “ pati paralajmëruar se si të gjithë bizneset shqiptare, që do japin ambiente me qira, qoftë shtëpi ditore në plazhe , turistike malore, apo në zona kur favorizohem nga kushtet klimaterike të momentit, psh në ditët me borë, do taksohen.  Situata, vërtetë kërkon një lloj formalizimi, por problemi qëndron se qeveria nuk merr përsipër asgjë te këto individë në lidhje me zhvillimin turistik, përsa i përket rrugëve, energjitikës e lehtësira të tjera që ndihmojnë zhvillimin e turizmit.

Sikur të mos mjaftonin këto , edhe i rrit barrën e taksimit, ndërkohë që investitorët strategjik i asiston duke i çuar ujërat, energjinë,  kurse qytetarët që ushqehen nga ky biznes i vogël nuk i subvencionon, por i takson.

Kjo ishte një lloj ekonomie ndihmëse për disa zona bregdetare, ku mezi presin sezonin e verës për të krijuar disa të ardhura, dhe për të kryer dhe punimet e mirëmbajtjes, pasi askush nuk merr përsipër punimet e ambienteve.

Tani që shteti nis dhe i takson , do rriten çmimet. Pasi edhe qytetari që ka një banesë , do e rrisë çmimin për shërbimin, do e çojë sa hoteli, në mënyrë indirekte e dërgon klient te hoteli, pasi për afërsisht të njëjtin çmim, mundësi zgjedhje mund të jetë hoteli, ku dhe i ka të gjitha të garantuara.

Do goditen qytetarët dhe pushuesit. Kjo bëhet më qëllimin e vetëm që qeveria të fitojë sa më shumë , nën maskën për të luftuar informaliteti. Ku për të gllabëruar sa më shumë taksa po merr veprime të tilla ekstreme  në kurriz të  bizneseve, që do e reflektojnë më pas rritjen e taksave te çmimet, ku në fund zinxhiri i barrës do shkojë te pushuesi. Nëse do vendosnin të pushonin një javë, rritja e çmimeve do i detyrojë të pushojnë 3 ditë. Kjo vetëm sa i jep një goditje ekonomisë lokale dhe turizmit.

Barra e taksave po kthehet në shqetësim jo vetëm për taksimin e ambienteve më qira, por edhe po godet rëndë profesionet e lira, si p.sh avokatët, ku me rritjen e tarifave po bëhet e papërballueshme për qytetarët për të ndjekur problemet e tyre në rrugë ligjore, duke nxitur kështu gjakmarrjen dhe kanunin.

Ligji i ri

Qeveria miratoi këtë të enjte një ligj të ri për turizmin duke zëvendësuar atë të 2015-s. Në fjalën e saj. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit sqaroi se ligji i ri vjen si nevojë e këtij momenti tërësisht të ndryshëm ku ndodhet vend sa i takon sektorit të turizmit në raport me thuajse një dekadë më parë.“Ligji i 2015 nuk u përgjigjej dinamikave të reja. Vizioni ynë për këtë mandat është më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti nuk është ai që kemi sot. Kjo bën të nevojshme dhe në konsultim me aktorët e fushatës ndryshimet ligjore qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, qoftë për kërkesat e reja nga konsumatori, por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektori të turizmit për të dhënë garanci për shërbime më cilësore për kërkesa për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues.

Është një mekanizëm i domosdoshëm për formalizimin. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta ndaj oferta përgjigjet me formula të paformalizura në dispozitën ligjore që e zgjidhim me kategoritë reja që miratuam. Kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh, që lidhen me procedurat burokratike qoftë me Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, por lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të plotësuar për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime dhe masat administrative kur këto rregulla shkelen”- tha Kumbaro. Ndërkohë në vijim të kësaj edhe Ministri i Financave Ervin Mete tha se qartësimi i kuadrit fiskal që lidhet me detyrimet e reja që lindin për operatorët që futen në sistem pagese do të bëhet vazhdimisht.

 

Taksimi i apartamenteve dhe vilave

 

Ligji i ri për turizmin pritet të sjellë ndryshime domethënëse në koncepte në raport me ligjin e 2015-s. Në tetor 2023 kur drafti i parë u publikua për konsultim specifikohej taksimi i apartamenteve dhe vilave. Në atë kohë te strukturat ishin shtuar edhe disa të reja të tilla. Konkretisht në renditjen e strukturave akomoduese ligji saktësonte disa njësi.

“Apartament” është njësi banimi, e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, e përbërë minimalisht nga një dhomë ndenje ose kuzhinë, një ose më shumë dhoma gjumi dhe me të paktën një tualet.”

“Bllok apartamentesh” janë dy ose më shumë apartamente, të cilat menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

“Dhomë” nënkupton një njësi të veçantë të një ndërtese rezidenciale / biznesi ose e një ndërtese banimi, në të cilin ofrohet shërbimi i akomodimit për turistët.

“Vilë” është një ndërtesë e veçantë me oborr dhe hapësirë kopshti e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, në zona turistike.“Hotel Trashëgimi Kulturore” është një strukturë akomoduese e vendosur në objekte të trashëgimisë kulturore, të njohura nga organet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.“Hotel i shpërndarë” është një strukturë akomoduese, i cili ofron shërbimet e mikpritjes për vizitorët, i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, ekzistuese, afër njëra tjetrës, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik”- thuhet në ligj. Drafti parashikonte që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që brenda 30 ditëve nga regjistrimi në QKR të paraqitet tek ministria përgjegjëse për turizmin me kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi.“Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin.