Ditën e djeshme përgjatë një vrojtimi u pa se qytetarë të shumtë kishin zënë dyert e bankës ‘Abi Bank’. Duket se tanimë me afrimin e zgjedhjeve qeveria ka hedhur gurin e radhës për të vënë në lëvizje qytetarët. Kjo me idenë se do të përfitojnë 5000 lekë të reja të bonusit. Rradhë të gjata të njërëzve që presin me orë të tëra pasi u është njoftuar që shpërblimi jepet deri më datën 14 mars. Por e çuditshmja është që as në faqen e Bashkisw dhe as në faqen e bankës nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shpërndarjen e bonuseve të bebeve. Kjo deri para orës 2 të drekës. Koklavitjet për marrjes e bonusit të bebeve janë prezente gjithmonë. Lista e fundit e fëmijëve që ka shkuar në bankë për t’iu kaluar pagesa është ajo e fëmijëve të lindur deri në maj 2012. Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama deri në fund të 2018-ës ka qenë anëtare e bordit të bankës. Nuk është rastësi që ky bonus, që shumë prej të pyeturve, të cilët po prisnin në radhë nuk e siguruan dot. Nuk është as rastësi që doli pikërisht nga kjo bank dhe jo nag ndonjë tjetër.Pas dyndjes në zyrat e gjendjes civile dhe në banka, Abi Bank ka njoftuar në rrjetet sociale se në degët e këtij institucioni jepet vetëm pagesa standarde për Çekun e Bebes. “Të nderuar klientë, në vijim të interesimit tuaj, ju informojmë se pranë degëve të Abi Bank mund të tërhiqet vetëm bonusi për të porsalindurit i dhënë nga Bashkia Tiranë, në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2010 mes Bashkisë Tiranë dhe ish Bankës NBG Albania. Bonusi i të porsalindurve është një fond i përhershëm dhe pa afat skadence, i cili mund të tërhiqet në çdo kohë gjatë vitit”,- thuhet në njoftimin e Abi Bank.
Pyetur një nënpunëse të bankës,ajo thotë se: Bashkia e Tiranës në bashkëpunim më Abi Bank kanë filluar këto ditë që të shpërndajnë bonuset për bebet e lindura prej vitit 2011. Prindërit e këtyre fëmijëve që ende si kan marrë bonuset që prej vitit 2011 duhet të paraqiten pranë Abi Bank me certifikatën e lindjes si edhe certifikaten familjare për të marrë shpërblimin prej 5.000 lekësh për fëmijë.
Sipas “lajmit”, çdo familje që ka fëmije të lindur pas vitit 2010 duhet të shkonte në bankë për të tërhequr çekun e bebes që jep Bashkia dhe bashkë me të dhe një dhuratë nga qeveria. Po sipas këtij “lajmi” duhet që të merrej një certifikatë më vulë nga me pagesë dhe jo nga e-albania, ku merret online.
Qytetarja B.V shprehet se : Më thanë se cerifikata që kam shkarkuar online s’vlen, duhet ta marrë zyrat e gjendjes civile.
Konfuzioni ishte dhuratëa nga qeveria “Rama” për fëmijët”. Mashtrimi në Whatssap që dyndi qytetarët në zyrat e gjendjes civile.