Protesta e studentëve, Nikolla mbledh dekanët e fakulteteve

438

Kishte njoftuar një dalje për mediat në 12:30, por duket se ministrja Nikolla ka ndryshuar për pak planet e saj. Ndërsa studentët prej orësh janë mbledhur para institucionit që ajo drejton, mësohet se ministrja Nikolla po zhvillon një takim me dekanët e fakulteteve publike në vend.

E nisur fillimisht nga studentë të Arkitekturës protestës iu bashkuan edhe studentë në rrethe, si edhe ata të Universitetit Bujqësor në kryeqytet.

Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Ndër kërkesat drejtuar Ministrisë së Arsimit, është edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve.

Ndërkohë mbledhja me dekanët duket se do të shtyjë për një të pacaktuar konferencën e ministres Nikolla.