Ministri Peleshi favorizon ofertën nepotike, 1.8 mln euro më të lartë

25
Sigal

Denoncohet tenderi / NATO pret Shqipërinë të bëjë gati bazën e Bizës për stërvitjet ndërkombëtare, ministri Peleshi zvarrit prokurimet për shkak të pazareve që po denoncohen edhe në KPP. Pas bazave ajrore të Kuçovës, e Farkës dhe asaj detare në Pashaliman, me kërkesë të NATO-s, Ministria e Mbrojtjes po ndërhyn edhe në infrastrukturën e bazës tokësore të Bizës. Këto investime po kthehen si një mundësi për të favorizuar klientët me tendera

NATO pret Shqipërinë të bëjë gati bazën e Bizës për stërvitjet ndërkombëtare, ministri Niko Peleshi zvarrit prokurimet për shkak të pazareve që po denoncohen edhe në KPP.

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës dhe asaj detare në Pashaliman, me kërkesë të NATO-s, Ministria e Mbrojtjes po ndërhyn edhe në infrastrukturën e bazës tokësore të Bizës në Tiranë. Këto investime në repartet ushtarake ministri i ka kthyer në një mundësi vetëm për miqtë e tij që favorizohen në tenderat e organizuar.

NATO pret Shqipërinë të bëjë gati bazën e Bizës për stërvitjet ndërkombëtare, ministri Niko Peleshi zvarrit prokurimet për shkak të pazareve që po denoncohen edhe në KPP.

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës dhe asaj detare në Pashaliman, me kërkesë të NATO-s, Ministria e Mbrojtjes po ndërhyn edhe në infrastrukturën e bazës tokësore të Bizës në Tiranë. Këto investime në repartet ushtarake ministri i ka kthyer në një mundësi vetëm për miqtë e tij që favorizohen në tenderat e organizuar.

Së fundmi, Peleshi njoftoi tenderin me numër REF-96967-02-29-2024, me objekt: “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”. Vlera që do të investohet arrin në 1.8 milionë euro.

Garnizoni i Pajetit është një ish repart ushtarak që ka funksionuar deri në vitet 90. Ky garnizon shtrihet në një luginë dhe përshkohet nga një aks rrugor në të gjithë gjatësinë e tij duke lidhur objekte ekzistuese në mënyrë funksionale.

Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 106 mijë metra katrorë dhe shtrohet 3.9 kilometra larg poligonit të Bizës. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti parashikon rikonceptimin arkitektonik duke vendosur në qendër sheshin ceremonial për rreshtimin e trupave, çadrat e komandës së stërvitjes, çadrat logjistike për ushqim dhe shërbime, çadrat e ndërlidhjes si dhe sheshin e fjetjes.

Pra, janë në lojë 1.8 milionë euro. Një ceremoni me prerje shiriti një stërvitje me bomba tymuese dhe kështu do të përfundojë kjo aferë që ka nisur qysh në prokurim.

Denoncimi

Më datë 9 Prill 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa me nr.849/2024 prot, e bashkimit të operatorëve ekonomikë “DAJTI PARK 2007” SHPK & “SENKA” SHPK, përfaqësuar nga operatori ekonomik “DAJTI PARK 2007” SHPK, në pronësi të Lulzim Qefaliajt.

Në ankesë pretendohet se komisioni i vlerësimit të ofertave ka skualifikuar pa të drejtën ofertën e tyre, për shkak se ka patur vetëm disa paqartësi. Më konkretisht, Komisioni shprehet për atë volum pune që e ka marrë përsipër “DAJTI PARK 2007” SHPK i mungon deklarimi i një punonjësi specialist. Të njëjtën mungesë vërejnë edhe për atë volum të punëve që do të mbulohet nga firma SENKA shpk. Gjithashtu ka mangësi për specialistë në punët që ka marrë përsipër si rrugë dhe sheshe.

DAJTI PARK 2007” sh.p.k., ka marrë përsipër të kryejë 50 %, të punimeve mekanike, ku përfshihen 50 % të zërave të punimeve të rubrika me emërtesë: Furnizimi me ujë dhe shkarkimet, Ndërtimi i puseve, linjat e tubave për to dhe kaptazhin e burimit sipërfaqësor dhe 3 Sistemimi i ujërave atmosferike, për të cilat ofertuesi nuk ka deklaruar asnjë punonjës të specializuar/kualifikuar si (Teknik Hidroteknik) i cili është kërkuar në funksion të realizimit të punimeve mekanike objekt kontrate.

Problemi është se Peleshi nuk po pyet për buxhetin e shtetit. Qëllimi i prokurimit publik është që të kryhet puna me sa më pak kosto dhe sipas standardeve të duhura të cilësisë.Në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë 12 kompani, ku gjashtë prej tyre janë skualifikuar qysh në fillim të procedurës. Janë firmat që kishin ofruar ta kryenin punën me fond me të vogël se sa kompania fituese

Gjithashtu, referuar volumeve të punimeve Rrugë dhe Sheshe 50 % të tyre, që shoqëria “DAJTI PARK 2007” sh.p.k., ka marrë përsipër të kryejë, KVO gjykon se ofertuesi duhet të kishte minimumi 1 (një) punonjës të kualifikuar të pajisur me Dëshmi të Aftësive Profesionale (DAP), lëshuar nga D.P.SH.T.RR.,

Ndërsa SENKA ka marrë përsipër punët për përpunime (Hekurit, Betonit, Armaturës, Konstruksioneve metalike, Hidroizolimeve dhe Suvatime) dhe rezulton se nuk ka stafin e nevojshëm për të kryer këto volum punësh”, theksohet në ekstraktin e KPP.

Por dy ankimuesit vazhdojnë të këmbëngulin në faktin që vlerësimi i tyre nuk është bërë drejtë, duke u mbështetur edhe në rregullin që Ministria duhej t’i kishte njoftuar për paqartësitë që evidentonte dhe t’u linte atyre hapësirë për kthim përgjigje.

Tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të shtrenjtë

Nuk është shqetësim që këto dy kompani skualifikohen nga tenderi, por kush e përfitoi dhe çfarë humb arka me shtetit. Problemi është se Peleshi nuk po pyet për buxhetin e shtetit. Qëllimi i prokurimit publik është që të kryhet puna me sa më pak kosto dhe sipas standardeve të duhura të cilësisë.Në tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë 12 kompani, ku gjashtë prej tyre janë skualifikuar qysh në fillim të procedurës. Janë firmat që kishin ofruar ta kryenin punën me fond me të vogël se sa kompania fituese “Kthella” shpk me pronar Pjetër Nikollin. Kjo kompani propozon ta kryejë punën me 133,444,033 lekë.Por bashkimi i operatorëve “DAJTI PARK 2007” sh.p.k. dhe “SENKA” sh.p.k., e kishte ofertën ekonomike me vlerë 132,207,170 lekë pa TVSH.

Operatori “INA” sh.p.k. ofroi propozimin ekonomik me vlerë 119,649,324 lekë pa TVSH.

Biznesmeni që favorizon Niko Peleshi, merr tenderat dhe nuk mbaron punët

Të gjitha firmat pjesëmarrëse janë të njohura në fushën e ndërtimit dhe secila mund ta kryente këtë punë, pavarësisht se komisioni i Peleshit u mundua t’u gjente ndonjë mangësi në dokumente si mungesë stafi apo gabim matematikor në përllogaritjet. Prandaj Peleshi duhet të favorizonte kompaninë që e kryen punën me koston më të ulët, që t’i kursente shtetit paratë dhe jo të favorizonte Pjetër Nikollën.

Për më tepër, kjo kompani duhej skualifikuar sepse në të njëjtën kohë që fiton këtë tender, është angazhuar në kontrata të tjera punësh publike. Kështu më 24 dhjetor 2023, kjo kompani ka firmosur kontratën me bashkinë Selenicë për tenderin “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete e varfëra të pafavorizuara 2023”, që e fitoi pa garë. Tenderi vlerësohet me “Flamur të kuq” për eliminimin e konkurrencës dhe mbart risk korrupsioni. Afati i kontratës është 6 muaj, por nga informacionet që morëm, puna akoma nuk ka nisur për riparimin e shtëpive.

Sipas dokumentit të kontratës, kompania duhej të fillonte punën për rikualifikimin e Bllokut që kufizohet nga rrugët “Liman Kaba”, “Prokop Mima”, “Robert Shvarc dhe “Skënder Luarasi” në mars 2023 dhe ta përfundonte pas 7 muajsh. Nga verifikimet e bëra nga Gijotina.com. del se puna në rrugët e këtij blloku nuk ka mbaruar.Për të mos vazhduar gjatë, kompania që ka favorizuar Peleshi, nuk ka kryer detyrimet sipas kontratave të tjera që i ka në dorë, prandaj nuk garanton të kryejë në kohë punën në bazën ushtarake të Bizës.Arsyen përse ministri i Mbrojtjes e ka favorizuar Pjetër Nikollin, mund ta zbulojë SPAK, që duhet ta hetojë këtë rast.