Protesta, studentët nuk lejojnë përfaqësuesit e partive politike

735
Sigal

Studentët të cilët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit nuk pranojnë që protesta e tyre të politizohet.

Kur protestuesve i është afruar përfaqësues i një partie politike, ata nuk kanë pranuar që ai t’i bashkohet protestës.

“Rrëzoni çdo qeveri që nuk plotëson kërkesat tuaja. Këta janë komunista”, tha një përfaqësues politike, ndërsa studentët brohorisinin “jo politikë”.