Evdal Nuri: Ëndrrat dhe shpresat e vrara tek shqiptarët

780
Sigal

 A ka vdekur shpresa tek shqiptarët…?!

Evdal NURI

Thonë se shpresa vdes e fundit, por kur s’realizohet e vdekur është, mbasi vdesim ne para saj! Kjo shpresë pothuajse ka vdekur tek ne. Ajo lindi me demokracinë. Fillimisht u duk si e shëndetshme! Shume u gëzuam, por tani jemi përsëri të trishtuar! Kanë kaluar 28 vjet dhe ajo është e dobët, e venitur dhe e sëmurë! Na është sosur durimi. Lindëm me shpresë e po largohemi pa shpresë e të dëshpëruar! Për shpresën është folur shumë.

Thënie për shpresën e mësimet që duhet të nxjerrim

Më kanë mbetur në kujtesë disa thënie të njerëzve të mëdhenj për shpresën. Shpresa vdes, vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj. Shpresa është ëndërr e të zgjuarve. Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen. Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati. Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe. Kush ushqehet vetëm me shpresë, vdes i uritur. Të shpresuarit në zemrën e njeriut ngjan me tapën në ujë. Ndonjëherë mund ta shtypim deri në fund, por gjithmonë del në sipërfaqe. Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë. Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa. Është detyra e secilit të lëvizës përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo njeri është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Secila forcë politike ka fuqinë për të kaluar çdo sfidë e të ngjalli shpresën e vërtetë tek shqiptarët vetëm me fakte, bindje e jo me demagogji. Njerëzit kanë qëllime në jetën e tyre të cilat janë të lidhura me shkesën e duan t’i realizojnë. Qëllimi është pasqyrimi në ndërgjegjen e njeriut për të arritur një rezultat. Që të realizohet qëllimi, duhet vullneti. Vullneti është veprimtaria për të arritur qëllimin e caktuar. Pra me vullnet arrihet gjithçka. Shpresa i lejon njerëzit t’i qasen problemeve me një mendim dhe strategji të vendosur, të përshtatshme për sukses, duke rritur kështu shanset që në të vërtetë do t’i përmbushin qëllimet e tyre. Në këtë botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore. Shpresa është ajo që na bën të vazhdojmë të jetojmë. Shpresa është një angazhim për të vazhduar luftën, krijon qëndrueshmëri dhe forcë në një person. Ne duhet të pranojnë pakënaqësi, por kurrë nuk duhet të humbin shpresën, sepse në jetë do të ketë shumë dështime, por pa shpresë, nuk do të ketë kurrë një arritje të vetme. Në këto kushte nuk duhet të heqim dorë dhe të mos mendojmë se qëllimi ynë është i pamundur ose shumë i vështirë për t’u arritur. Në përfundim, shpresa gjithmonë do të jetë harta e rrugës dhe drita në rrugën më të errët të jetës.

Ku duket që tek ne është” vrarë” shpresa? Jemi vendi më i varfër i Evropës!

Varfëria e tejskajshme ekonomike, papunësia, pagat e ulëta, pensionet minimale, pasiguria, mungesa e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, ndotja etj., na kanë bërë që kundër dëshirës sonë të “braktisim“ vendlindjen. Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Evropian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%. Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë – sipas Eurostat, kurse në Greqi ishte 604 mijë. Rreth 60.000 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi të huaj vetëm gjatë vitit 2017, duke pakësuar lindjet në 17.4 %! Gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923. 19 mijë shqiptarë gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Kemi papunësi. INSTAT njofton se arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është pa mundësia e punësimit me 80 % të përgjigjeve. Mbi 500.000 shqiptarë janë të larguar nga viti 2013 e këtej. Këta nuk u kompensua nga imigracioni dhe rritja natyrore. Pa punësia, na ka sjellë varfëri e dëshpërim. Na ka “venitur besimin, vrarë “shpresën”. Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gatishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë. Vetëm gjatë vitit që lamë pas u larguan zyrtarisht 15 mijë shqiptarë. Mbi 20 mijë në vit janë studentë që largohen për të vazhduar shkollën jashtë shtetit. Kuptohet s’kthehen përsëri. E ardhmja duket edhe më e zymtë, përderisa është 100-fishuar numri i shqiptarëve që mësojnë gjermanisht. Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe, sidomos, mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune. Mendjen e kanë për t’u larguar e mos u kthyer. Kjo sjell një uljen e lindjeve. Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.

Të pyetur në qershorin e kaluar, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta?

Më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”.

Për pyetjen: “A e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?”

Afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo. Sipas publikimit të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, llogaritet që të jetë më pak se 2.6 milionë banorë!

Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja, nëse duhej bërë një vetting në radhët e politikës?

Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një vetting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.

  • Qeveria ka shpenzuar 3.2 miliardë lekë me gjyqet private!
  • Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986.
  • Numri i vdekjeve për tremujorin e pare 2019 rezulton 5.949.

Pra, gjatë tremujorit të parë 2019, numri i lindjeve tejkalon vetëm me 37 numrin e vdekjeve. Shtese afro 0%! Arsyeja e humbjes të shpresës është se, P.S. është shkëputur nga programet sociale, edhe pse është e përfaqëson këto shtresa! Së fundi, diçka për të qeshur e për të qarë. Kunati në Shkodër më tregonte këtë histori: Përcillesh në banesën e fundit një person. Një kalimtar kurioz pyeti, se kush kishte vdekur? Përgjigjja ishte: ”Që kena dek kena dek të gjithë, por radhën për t’u varrosur e ka filani!” Vërtet kemi vdekur , por s’na ka ardhur radha për t’u varrosur.