Nga 1 maji do të rritet energjia për furrat e bukës dhe bar-kafet

76
Sigal

ERE jep “OK”, rritet çmimi i energjisë ja sa do të paguajnë furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe dhe qytetarët. Shtrenjtimi i çmimit të bukës prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe grupe në nevojë. Edhe profesionet e lira do tatohen me mbi30% të xhiros

Ja çmimet e reja për energjinë, sa do të paguajnë furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe dhe qytetarët

NOA

INFO

Vetëm nga kriza, që nga viti 2022, çmimi i bukës është rritur me 25%. Kur energjia rritet me 10%, buka rritet me 5%. Rritjet e propozuara janë 9.5-12 lekë. Duke qenë se një pjesë e madhe e furrave kanë edhe shërbime të tjera, atëherë pritet një rritje 1.8 lekë për kilovat, që mund të kemi rritje deri në 5% të çmimit të bukës, praktikisht jo më shumë se 10 lekë. Pra një bukë masive 600 gramëshe që kemi shot mund të shkojë rreth 125-130 lekë.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe. Në mbledhje u caktua se furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do e blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë. Furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar kafe, do e blejnë energjinë me çmim 12 lekë për kilovat/orë.

Ndërkohë, vetëm për furrat e bukës që nuk ofrojnë shërbimin e kafes dhe pastiçerisë çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do e blejnë energjinë me çmim 7.6 lekë për kilovat/orë, aq sa është aktualisht.

Shtrenjtimi i çmimit të bukës prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe grupe në nevojë. Sipas të dhënave të shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri.

Kërkesa për të vendosur tre fasha për çmimin e energjisë elektrike në furrat e bukës, në varësi të produkteve që prodhojnë u shqyrtua sot. Propozimi ishte bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që kërkonte që furrat që bëjnë vetëm bukë të paguajnë 7.6 lekë për kilovat-orë, ndërsa ato që prodhojnë edhe ëmbëlsira të paguajnë 9.5 lekë. Propozimi i OSHEE parashikon që furrat që shërbejnë edhe si kafene të paguajnë 12 lekë për çdo kilovat-orë energji të konsumuar.

Goditja e qytetarëve dhe pensionistëve

Sipas të dhënave të shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri.

Ndërkohë teksa këto furra tashmë do të paguajnë më shumë për energjinë, pritet që efektet të bien drejtpërdrejt edhe te qytetarët, të cilat duket se do të përballen me çmime më të larta. Shtrenjtimi i çmimit të bukës prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe grupe në nevojë. Buka, si produkti final i një cikli të gjatë, që prej prodhimit të miellit, transportit, përpunimit dhe shitjes, tani do ndikohet edhe nga çmimi i rritur i energjisë, ku reflektohet kjo kosto e shtuar, duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë konsumatorin.

Shqipëria me çmimin më të lartë

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimeve të bukës në Europë, duke ia tejkaluar mesatares së Bashkimit Europian. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, dmth që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, Buka, perimet, mishi – janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm, por ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë gjithashtu dukshëm më të kushtueshme.