Lezha në errësirë totale, pa energji elektrike prej disa orësh

442
Sigal

Në këtë situatë të vështirë për shkak të masave të rrepta kundër koronavirusit që po kalon vendi, banorët e bashkisë së Lezhës duhet të përballen dhe me mungesën e dritave.

Dhjetëra fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike prej disa orësh, ndërsa në fshatrat e Zadrimës, prej më shumë se 48 orësh janë pa energji elektrike qindra familje.

Në temperatura të ulëta të këtyre ditëve, kujtojmë se vetëm tre ditë më parë në Lezhë pati edhe reshje bore, qindra familje me fëmijë të vegjël, me pensionistë e të sëmurë po përballen me këtë situatë, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të kthehet energjia.

Banorë të shumtë kanë njoftuar për situatën duke bërë apel për një zgjidhje.

Pa drita mbeten dhe zona të Njësisë Administrative Shëngjin, Ungrej, Kallmet, Zejmen, Shënkoll etj. Jo zyrtarisht deklarohet se mungesa e energjisë ka ardhur për shkak të dëmtimit të linjave nga stuhia me erëra të forta.

Burime nga OSHEE bënë me dije se po punohet për riparimin e linjave.