Drafti në fjalë i hap dritën jeshilë kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë. Kurse prej 30 vitesh pronarë dhe ish-pronarë luftojnë për të marrë pronat e tyre,.
Shqipëria i ngjet gjahut vënë nën grykat e armëve, ngaherë. Kush janë gjahtarët? Qeveritarët dhe oligarkët e tyre që lëpijnë buzët dhe shpresojnë e presin për copa të majme.Ndërkohë të rinjtë marrin arratinë,vendi po shuhet dhe po mbushet më afrikanë, egjiptianë e bangldeshas..Agjencia e Trajtimit të pronave dhe Kadastra është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe abuzimi me pronat e qytetarëve. Prej 30 vitesh pronarë dhe ish-pronarë luftojnë për të marrë pronat e tyre, por ata që duhet ta bëjnë këtë proces, tjetërsojnë pronat e trashëguara brez pas brezi. Për qytetarët pronësia është kaos, kurse për oligarkët është fushë me lule, pse me një të rënë të lapsit miratohet ligji që do u fal me 1 euro edhe tokë në male.
01-
7110 dosje të patrajtuara, shtyhet afati deri në 2027
Qeveria ka vendosur të shtyjë sërish afatin për shqyrtimin e dosjeve të pronave dhe kompensimin për ish-pronarët. Pas mbledhjes së sotme, në një dalje për mediat, ministri Ulsi Manja tha se qeveria vendosi të shtyjë deri në dhjetor 2027 shqyrtimin e dosjeve, ndërsa afati i kompensimit të ish-pronarëve u shty deri në vitin 2028.
Manja tha gjithashtu se me miratimin e buxhetit 2025, është parashikuar një fond kompensimi për ish-pronarët, deri në vitin 2028. “Dy lajme të mira për ish-pronarët. Sapo kaluam në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ndryshim në Ligjin 133 të vitit 2015 për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Janë dy ndryshime që lidhen me shtyrjen e afatit për ndryshimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Sa i takon shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor 2024, por ne kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në dhjetor të vitit 2027,” tha Manja.
Ministri i Drejtësisë theksoi gjithashtu se afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028.
“Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse, e para, i jep mundësinë ATP-së që të shprehet për mundësinë e trajtimit të 7110 dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve dhe deri në fund të 2028-ës një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve të kompensohen edhe në vlerë financiare. Siç jeni në dijeni nga akti i miratimit të buxhetit për vitin 2025 në afatmesëm kemi parashikuar rreth tre miliardë lekë deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, në vitin 2026-2027 është parashikuar 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është viti i fundit masa do të jetë 7,63 miliardë lekë,” deklaroi Ministri.
02
Paketa e maleve 1 euro, 500 oligarkë investues përjashtohen nga 4 taksa kryesore për 10 vjet
Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.
Projektligji i miratuar në mbledhjen e qeverisë, parashikon shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi si dhe zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Drafti në fjalë i hap dritën jeshilë kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.
Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorurur atë sikur të ishte ai pronari i saj.
Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që shpall zonën e zhvillimit, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.
Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit. Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes sipas scan.Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat.
03-
500 subjekte 10 vite lehtësirat fiskale e tatimore
Lehtësitë mund të përfitohen nga jo më shumë se 500 subjekte që kanë fituar pronësinë mbi sipërfaqet në zonën përkatëse.Në rast se numri i kërkesave për kalimin e pronësisë tejkalon 500, përfitimi i lehtësive bazohet në momentin e paraqitjes së kërkesës duke hequr nga rendi më pas edhe rastet e kërkesave që nuk procedohen dot për shkak të mosplotësimit të kushteve të tjera të këtij ligji.