Posta hap tenderin 5 milion euro për roje për lekët, a është i paracaktuar fituesi?!

55

Posta Shqiptare ka hapur një tender për shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.Nga një krahasim i thjeshtë rezulton se vlera nga viti 2021 në ’23 është shtuar në plot 1 milionë euro, një shifër e konsiderueshme pasi janë të njëjta punë dhe vlera.

Sigal

 Kujtojmë se edhe skandali si përvetësimi i  pensioneve dhe ndihmës ekonomike të personave me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit kanë ndodhur rishtazi në të Postën Shqiptare

 Posta Shqiptare ka hapur një tender për shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Administratori Ardit Demiri ka firmosur shpalljen e kësaj procedure, e cila ka një vlerë prej 5 milionë euro. Por, përtej shpalljes, ajo që ngre dyshime është se dokumentet po përgatiten që t’i jepen një firme me “punë të ngjashme”. Natyrisht, “punë të ngjashme” ka firma që fituar dy procedurat e mëparshme për të njëjtin objekt të tenderit. Bëhet fjalë për kompaninë “Nazeri”, e cila ka fituar tenderin e shoqërimit dhe ruajtjes në vitin 2019 dhe në vitin 2021. Dhe, duke qenë se punët e ngjashme janë në këto vite, ka dyshime të mëdha se edhe në tenderin e vitit 2023, me afat 2 vjeçar, do të jetë fitues i njëjtë. Nga një krahasim i thjeshtë rezulton se vlera nga viti 2021 në ’23 është shtuar në plot 1 milionë euro, një shifër e konsiderueshme pasi janë të njëjta punë dhe vlera.Sipas dokumenteve të BoldNeës.al, Posta Shqiptare ka hapur procedurën e tenderit me objekt “shërbimi i transportit, shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit, me roje të kategorisë 1.3.B, për 2 vite”. Fondi i tenderit ka shkuar në plot 502.240.630 lekë, nga 397.935.568 lekë që ka qenë në vitin 2021. Dy vite më parë, procedurat e ndjekura nga Posta ngritën hije të mëdha dyshimi për një paracaktim të fituesit. Mëgjithëse u anulua disa herë, sërish procedura vijoi dhe fituesi mori 99 % të fondit limit, pasi firma tjetër në garë ofroi “0 lekë”. Një skemë e ngjashme me tenderët e famshëm të rrugëve, ku firmat marrin pjesë vetëm formalisht sa për të thënë se “kishte garë”. Por në fund merren edhe qindarkat, siç ndodhi 2 vite më parë dhe siç ka dyshime se e njëjta skemë mund të përdoret rëndom edhe gjatë vitit 2023, në një tender që i është rritur vlera me 20 % të vlerës, sa është edhe “taksa” e vendosur për cilindo fitues të prokurimeve publike.Në vitin 2021, BOLD disa herë procedurat e tenderit të shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare. Në atë kohë, ishte “lufta” mes dy peshkaqenëve, ish drejtuesve të Postës Shqiptare Laert Durajt dhe Ervin Bushatit. I pari u zgjodh deputet dhe la detyrën e administratorit të Postës. I dyti nuk u zgjodh deputet dhe u emërua administrator. Mes tyre pati një “përplasje”, pasi procedura nisi në kohën e Durajt dhe u finalizua në kohën e Bushatit. Në mes pasi edhe një anulim të procedurës, por më pas u shpall edhe fituesi, kompania “Nazeri”. Natyrisht, me një vlerë të fituar prej 99 % të fondit limit dhe pa asnjë garë. Na fakt, oponenca që bëri Bushati vetëm sa ia rriti vlerën “taksës”, ndërsa më vonë palët u dakordësuan dhe fitues u shpall i njëjti që kishte fituar edhe në vitin 2019. “Nazeri” ofroi 397.806.120 lekë, ndërsa në tender mori pjesë formalisht dhe “Anakonda Security”, e cila ofroi 0 lekë. Pra, një tender fiktiv!