KESH shpenzoi 22 mln. euro për blerje energjie me çmim më të lartë se bursa. Ja kush përfiton nga rritja e çmimit

333
Sigal

 

  • -Diferenca më e lartë në çmim vihet re në muajin Korrik, ku 1 Megavat MWh është blerë nga KESH me çmimin 442.84, rreth 71.74 Euro/MWh më shumë krahasuar me Bursën HUPX.
  • -Çmimi i blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike nga KESH, Janar-Gusht  2022
  • -Bursa 5 fish me shume se vit me pare, rekord më 30 gusht 1 MWh shkon 748.98

Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me çmimet e blerjes dhe të shitjes së Energjisë Elektrike nga shoqëritë energjitike. Në muajt e verës ka patur një rritje drastike të çmimeve të energjisë në Bursën Hungareze HUPX, ku kulmi është arritur në datën 30 Gusht, me çmim mesatar ditor  prej 748.97  Euro për 1 Megavat orë, çmim rreth 5-fish në shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.Nga një vështrim i Rezultateve të Tenderit për Blerje Energjie Elektrike të publikuara në faqen zyrtare të shoqërisë KESH sh.a, për periudhën Janar – Gusht 2022, KESH sh.a ka blerë 665,060 MWh Energji Elektrike me vlerë totale rreth 221,68 milionë Euro pa TVSH. Sqarojmë se në disa procedura tenderi, nuk ka informacion në lidhje me sasinë e blerë, prandaj Blerja e KESH në treg të liberalizuar duhet të jetë më e lartë.

Me Vendimin nr. 498, datë 29.07.2022 Qeveria i akordoi KESH fondin prej 8 miliardë lekësh apo rreth 68 milionë Euro me qëllim  mbulimin me likuiditet të veprimtarisë operacionale të shoqërisë.Çmimi mesatar mujor më i lartë i energjisë së blerë vihet re në muajin Gusht 2022 me  482.26  Euro/MWh, rreth 38.33 Euro/MWh më shumë se çmimi mesatar mujor sipas HUPX.

Diferenca më e lartë në çmim vihet re në muajin Korrik, ku 1 Megavat MWh është blerë nga KESH me çmimin 442.84, rreth 71.74 Euro/MWh më shumë krahasuar me Bursën HUPX.

Gjithashtu në periudhën Janar – Gusht 2022, KESH sh.a ka shpallur pesë tendera për shitje të energjisë elektrike. Në total KESH sh.a ka shitur 24 130 MWh me çmim të ponderuar 248.83 Euro/MWh me vlerë totale rreth 6 milionë Euro. Në të gjitha rastet e tenderave të hapur çmimi i shitjes nga KESH është më i ulët se çmimi në Bursën HUPX.Të dhënat për këtë janë marrë nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë dhe faqja zyrtare e Bursës Hungarezë HUPX. Bursa hungareze HUPX shërben si bursë referencë për rajonin e Ballkanit.