Pas  bankave, ndërtimit, spitaleve, arsimit, turizmit etj., edhe PIKTURAT dhe SPORTI, në rrjetën e pastrimit të parave

234
Sigal

Pastrimi i parave deri më tani është bërë nëpërmjet sistemit bankar, bankave ofshore, ndërtimit, spitaleve, arsimit, turizmit, qëndrave tregtare, madje edhe edhe restorantet dhe kafenetë që plotësojnë fatura tatimore fiktive për shkak të përqindjes së ulët të tatimit, pjesë e politikave mbështetëse të qeverive. Madje këto dukuri kanë qënë shqetësuese dhe janë bërë publike nga  organizmat e speçializuara europiane dhe botrore, duke përçaktuar edhe vendet më problematike në këtë fushë. Por sikur të mos mjaftonin këto lloje biznesesh një tjetër fushë është hapur me pastrimin e parave dhe ajo përfshinë artin dhe kryesisht pikturat. Mjafton fakti që ne sot shohim që shiten piktura nga 5, 10 dhe 20 milion euro !!!. A është ky një pastrim i pastër parash ? Sigurisht që po.  E sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë edhe sporti është përfshirë në rrjetën e pastrimit të parave dhe kjo shikohet tek bastet, llotot, shitjet e ndeshjeve, shitblerjet e lojtarëve etj. Shifra marramëndëse , pas të çilave fshihet pastrimi i mirfilltë i parave të çilat janë vënë me biznese të padeklaruara, trafiqe, drogë,  dhe e vetmja mënyrë pastrimi është sporti. Kjo është arsyeja që shumë president klubesh në botë por edhe në shqipëri janë ndëshkuar. Ndaj dhe administratorët e këtyre klubeve ,nxitojnë të blejnë ekipe të sporteve të ndryshme, edhe pse dalin me humbje dhe nuk kanë interes, por me qëllimin final, pastrimin e parave nëpërmjet pagave të ççmëndura. A nuk ishte para pak kohësh edhe shitja e bluzës së Maradonës së ndeshjes me Anglinë, kur u shënua goli me dorë një vlerë e jashtzakonshme që kalonte 5 milion USD ?! Edhe pse familjarët deklaruan se ajo nuk ishte bluza orgjinale e ndeshjes. Ja pra që edhe sporti ka pjesën e ‘luanit’ në pastrimin e parave.

Si funksionon pastrimi i parave në botën e artit

 

“Portet e lira” janë porte të hapura për të gjithë tregtarët, ku mallrat që janë në tranzit përjashtohen nga detyrimet doganore dhe taksat. Piktura më pas mund të shitet në mënyrë anonime, pa lëvizur asnjë centimetër, dhe blerësi i ri do ta merrte atë nga i njëjti port i lirë.

Veprat e artit janë identifikuar prej kohësh, dhe ndonjëherë edhe romantizuar, si mënyra ideale për kriminelët me kollare që duan të pastrojnë para.

Kjo e ka një arsye logjike: Bota e artit zakonisht ka shërbyer si një strehë për ata që duan të blejnë piktura me vlera të larta, në mënyrë anonime, dhe, nisur nga kjo ide, në industrinë e veprave të artit lejohen marrëveshje me shuma të mëdha parash. Për ata që duan të pastrojnë para, është e vështirë të gjenden rrethana më të favorshme sesa këto të botës së artit.

 

Gjithashtu, duket se ka shumë raste kur arti ka luajtur një rol të rëndësishëm në aktin e pastrimit të parave. Kini parasysh se kur qeveria meksikane miratoi një ligj në fillim të viteve 2010 për të kërkuar më shumë informacion rreth blerësve dhe rreth shumës së parave që mund të shpenzoheshin për një vepër arti, tregu kaloi në një krizë të rëndë, pasi shitjet ranë me 70 për qind në më pak se një vit.

Shumë ekspertë besonin se arsyeja e kësaj rënieje ishte fakti që kartelet meksikane kishin qenë deri atëherë blerësit më të mëdhenj në tregun e veprave të artit.

Pra, si mund të pastrohen paratë në botën e artit? Globe and Mail raporton se disa nga rastet e pastrimit të parave nëpërmjet artit janë shumë të drejtpërdrejta. Le të supozojmë se dikush ka 10 milionë dollarë në dorë. Ai mund të blejë një vepër të Picassos në një ankand, le të themi, në Gjenevë, dhe ta transferojë menjëherë pikturën në një “port të lirë” ose në një hapësirë magazinimi me siguri të lartë pranë aeroportit.

“Portet e lira” janë porte të hapura për të gjithë tregtarët, ku mallrat që janë në tranzit përjashtohen nga detyrimet doganore dhe taksat. Piktura më pas mund të shitet në mënyrë anonime, pa lëvizur asnjë centimetër, dhe blerësi i ri do ta merrte atë nga i njëjti port i lirë.

Papritur, blerësi origjinal, i kthyer tashmë në shitës, ka fituar para nga diҫka që konsiderohet një marrëveshje biznesi legjitime. The Economist vlerësoi në vitin 2013 se në portin e lirë të Gjenevës mund të ndodhen vepra të artit amerikan me vlerë deri në 100 miliardë dollarë, të vendosura në një hapësirë, që funksionon gjithashtu si një parajsë fiskale.

Rastet e tjera janë më të ndërlikuara. Për shembull, mund të konsiderojmë historinë e pikturës Hannibal të Jean-Michel Basquiat, e vlerësuar rreth 8 milionë dollarë. Vepra u fut kontrabandë në SHBA nga pastruesi i parave nga Brazili dhe ish-bankieri Edemar Cid Ferreira, i cili tashmë është i dënuar.

Sipas The National Law Review, piktura kishte ardhur në SHBA “nga Brazili, nëpërmjet Holandës, me fatura të rreme të transportit që deklaronin se përmbajtja e dërgesës ishte me vlerë 100 dollarë”. Me sa duket, Ferreira ishte duke e dërguar pikturën në SHBA për ta shitur atë.

Më pas, është edhe rasti i terrorizmit ndërkombëtar, ku grupe si ISIS janë dalluar për pastrimin e parave nëpërmjet veprave antike kulturore. Megjithëse pjesa më e madhe e zonës që kontrollonte ISIS-i u pushtua nga forcat e mbështetura nga qeveria, raportohet se grupi vazhdon të kontrollojë miliona dollarë – dhe ndoshta qindra milionë dollarë – falë tregtisë së jashtëzakonshme të veprave antike kulturore.

Në vitin 2017, Wall Street Journal publikoi një artikull të gjatë që tregonte mënyrën se si ISIS i kthen këto artefakte në të ardhura. Procesi fillon me xhihadistët e lidhur me ISIS-in që mbikëqyrin grupet lokale të gërmimeve në Irak dhe në Siri.

Nëse zbulohet një objekt me vlerë, personi që e gjen atë nga gërmimet ua shet përfaqësuesve të ISIS-it me një çmim të ulët. Këto objekte më pas u shiten ndërmjetësve të pavarur që i kontrabandojnë ato jashtë vendit, në shtetet kufitare si Libani dhe Turqia.

Gradualisht, mallrat përfundojnë në magazina të ndryshme në Europë, ku presin blerësin perëndimor. Ky është në thelb procesi me të cilin presidenti i kompanisë Hobby Lobby, gjiganti i shitjeve me pakicë të veprave të artit me qendër në Oklahoma City, po blinte artefakte nga Iraku për Muzeun e Biblës, dhe megjithëse është e pamundur të thuhet me siguri nëse këto objekte lidheshin me ISIS-in apo jo, mungesa e dokumentacionit dhe e legjislacionit në këtë botë të pasigurt nënkupton se çdo gjë është e mundur. Përsëri, kjo e bën botën e artit një vend ideal për pastrimin e parave.

E megjithatë, jo të gjithë mendojnë se pastrimi i parave në botën e artit është aq i përhapur sa pretendohet. Ky diskutim është përhapur më shumë në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, i nxitur nga deputeti amerikan Luke Messer, i cili propozoi shtimin e veprave të artit në Aktin e Sekretit Bankar, një ligj i vitit 1970 që synon ta bëjë më të vështirë për mafiozët dhe terroristët që të pastrojnë para.

Në kohën kur Messer propozoi këtë amendim të Aktit të Sekretit Bankar, disa të tjerë argumentuan se ekzistonin rregulloret e mjaftueshme që e bënin të vështirë kryerjen e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Ata madje argumentuan se nëse koleksionistëve të artit dhe muzeve do t’u kërkohej që të plotësojnë dokumente shtesë për të gjurmuar çdo shitje dhe blerje, kjo do t’i dëmtonte financiarisht ata, në të njëjtën mënyrë siҫ e dëmtuan tregtinë e artit rregulloret e reja që u paraqitën në Meksikë

Në një simpozium të Institutit të Teknologjisë së Modës në vitin 2018, ish-agjenti special i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, James McAndrew, argumentoi: “Nuk ka pasur asnjë tregtar të veprave të artit apo koleksionist që të jetë dënuar për pastrim parash përmes artit”.

Por, këto fjalë të McAndrew nuk provojnë se kjo praktikë nuk po ndodh në përmasa të mëdha, përderisa nuk ka shumë të arrestuar, të akuzuar dhe të dënuar për krime të pastrimit të parave në botën e artit. Shumë të tjerë nuk pajtohen me pohimin e McAndrew dhe duket se ka një sasi të madhe provash që e kundërshtojnë pretendimin e tij.

“Tregu i artit është një terren ideal për pastrimin e parave,”- tha për New York Times në vitin 2017 Thomas Christ, anëtar bordi në Institutin e Bazelit për Qeverisjen, një organizatë jofitimprurëse zvicerane që e ka studiuar këtë çështje. “Ne duhet të kërkojmë transparencë të qartë: nga i keni marrë paratë dhe ku po shkojnë ato”.