Ndryshimet klimatike, shkencëtarët lëshojnë alarmin e kuq për ‘planetin blu’

557
Sigal

Nga majat e maleve deri tek thellësitë e oqeaneve, ndryshimet klimatike po shkatërrojnë detet tona dhe rajonet e akullta si kurrë më parë.

Shkencëtarët paralajmëruan se niveli i ujit po rritet, akulli po shkrihet dhe speciet po lëvizin, për shkak të aktiviteteve njerëzore.

Zhdukja e sipërfaqeve të ngrira nga ngrohja kërcënon lëshimin e më shumë karboni në Tokë.

Por ekziston një shpresë se katastrofa natyrore mund të shmanget, me uljen e menjëhershme të sasisë së emetimit të karbonit.

Raporti u lëshua nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC)  në SHBA.

Çfarë thuhet në raport?

Ujërat po ngrohen, akulli në botë po shkrihet me shpejtësi dhe këto kanë implikime për pothuajse çdo gjë të gjallë në planet.

“Planeti blu është në rrezik serioz tani, duke vuajtur në shumë drejtime të ndryshme dhe ky është faji ynë,”-tha Dr Jean-Pierre Gattuso, një prej autorëve udhëheqës të raportit.

Shkencëtarët janë të sigurt se oqeanet janë ngrohur pa ndaluar që nga viti 1970.

Shkalla me të cilën ujërat ka marrë nxehtësi është dyfishuar që nga viti 1993.

Dikur niveli i ujit po rritej kryesisht për shkak të zgjerimit termik, ndërsa sot IPCC thotë se kjo po ndodh kryesisht për shkak të shkrirjes së Grenlandës dhe Antarktidës.

Falë ngrohjes globale, humbja e masës së akullt nga Antarktiku në vitet 2007 dhe 2016 u trefishua në krahasim me 10 vitet e mëparshme.

Greenland pati një dyfishim të humbjes në masë gjatë së njëjtës periudhë. Dhe sipas raportit situata do vazhdojë përgjatë gjithë shekullit 21 dhe më tej.