1 miliardë lekë paratë e popullit do pastrojnë vilat e politikanëve

265
Sigal

Agjencia Kombëtare e Bregdetit hedh “në tavolinë” rreth 1mld lekë  për pastrimin e vilave të politikanëve dhe resortet e oligarkëve në bregdet. Ja skandali pas  kthimit të kilometra vijë plazhi në privat, duke lënë shqiptarët pa asnjë cm2 plazh publik, tani u paguan “pushtuesve” të bregdetit dhe mirëmbajten. Ndërkohë qytetarë vetëm një vit paguan 47 mln euro taksa për pastrimin dhe gjelbërimin

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila ka skualifikuar firmat që ofruan më pak duke ia dhuruar “në tavolinë” këto para’ për oligarkët e përhershëm, që do pastrojnë edhe vilat e politikanëve dhe resortet e oligarkëve në bregdet

“Fusha” dhe “Alko Impex”, dy nga firmat që kanë marrë me dhjetëra tendera nga veriu në jug, do të pastrojnë edhe vilat e politikanëve dhe resortet e oligarkëve në bregdet. Në fakt, pronarë e të dyja firmave janë vetë oligarkë, pasi kanë xhiruar me dhjetëra miliona euro gjatë 10 viteve të fundit, kur PS-ja është në pushtet. Kësaj here janë bashkuar dhe kanë “mundur” konkurentët e tjerë, pavarësisht se kanë ofruar me shumë. Ndihma ka qenë e madhe nga organi tenderues, siç është Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila ka skualifikuar firmat që ofruan më pak duke ia dhuruar “në tavolinë” këto para’. Duket se të gjitha dokumentet e tenderit janë bërë që të fitojnë këto të dyja si një e vetme, duke eleminuar edhe konkurencën. Sipas dokumenteve Ledio Lako, i cili është drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka firmosur këto ditë fituesit. Lako është një nga drejtorët më të atakuar, i cili ka bërë lëmsh mijëra individë dhe subjekte me dhënien e lejeve të plazhit, aq sa disa konflikte kanë shkaktuar edhe viktima, siç ishte edhe ngjarja e rëndë e disa viteve më parë në plazhin e Velipojës.

“Fusha” dhe “Alko Impex”, dy nga firmat që kanë marrë me dhjetëra tendera nga veriu në jug, do të pastrojnë edhe vilat e politikanëve dhe resortet e oligarkëve në bregdet. Në fakt, pronarë e të dyja firmave janë vetë oligarkë, pasi kanë xhiruar me dhjetëra miliona euro gjatë 10 viteve të fundit, kur PS-ja është në pushtet. Kësaj here janë bashkuar dhe kanë “mundur” konkurentët e tjerë, pavarësisht se kanë ofruar më shumë. Ndihma ka qenë e madhe nga organi tenderues, siç është Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila ka skualifikuar firmat që ofruan më pak duke ia dhuruar “në tavolinë” këto para. Duket se të gjitha dokumentet e tenderit janë bërë që të fitojnë këto të dyja si një e vetme, duke eleminuar edhe konkurencën. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, Ledio Lako, i cili është drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka firmosur këto ditë fituedit. Lako është një nga drejtorët më të atakuar, i cili ka bërë lëmsh mijëra individë dhe subjekte me dhënien e lejeve të plazhit, aq sa disa konflikte kanë shkaktuar edhe viktima, siç ishte edhe ngjarja e rëndë e disa viteve më parë në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka shpallur fituesin e lotit II të tenderit të pastrimit të plazheve. Është i njëjti skenar, ku firmat “Alko Impex” dhe “Fusha” garuan si një e vetme. Sipas dokumentit të mësipërm, në procedurë mori pjesë “PASTRIME SILVIO” me vlerë 78.836.918 lekë me TVSH dhe BOE “ALKO IMPEX” dhe “FUSHA” me vlerë 83.364.653 lekë me TVSH. Ashtu si në tenderin e parë, firma që ofroi më pak, “PASTRIME SILVIO” u skualifikua se nuk përmbushte kushtet, pasi s’kishte deklaruar emrat përkatës të stafit inxhinierik të kërkuar si inxhinier mjedisi, inxhinier mekanik. Në fund, Lako ia ka “dhuruar” sërish edhe këtë tender oligarkëve “Fusha” dhe “Alko Impex”.

Por çfarë territoresh do pastrohen? Në të dy lotet parashikohet se do të pastrohet bregdeti i Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës. Në dokumentet shoqëruese janë edhe hartat me zonat që do pastrohen, kur përfshihen edhe fshatrat turistikë në Gjirin e Lalzit. Të gjithë e dinë se kush politikan jeton aktualisht në atë zonë. Se kush biznesmen, prokuror, gjyqtar apo drejtor. Apo se kush ka lokale dhe hotele. Në hartë parashikohet se përveç plazhit do pastrohet edhe zona e vilave private. Goxha biznes.