Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme, tmerrohet Ogerta Manastirliu: delegon tenderët, PPP te “Mon Kukaleshi” i radhës

261
Sigal

Mirëpo dokumenti tregon se 5 ditë pas arrestimit të sekretares dhe 1 ditë para se në parlament , ministresha Ogerta Manastiliu është tmerruar prej prangave, mbasi aktualisht është në hetim për 3 dosje të tjera korrupsioni në SPAK, dhe ka deleguar kompetencat e tenderave.

 

Në seancën parlamentare të 7 qershorit, opozita i kërkoi dorëheqjen ministres Ogerta Manastirliut, si “koka” e pazareve që zbatonte sekretarja e prangosur, ndërsa SPAK-ut i kërkoi marrjen e saj nën hetim, por ajo tha se nuk ka frikë nga drejtësia mbasi është e pastër.

Mirëpo dokumenti tregon se 5 ditë pas arrestimit të sekretares dhe 1 ditë para se në parlament të hiqej si trime, ministresha Ogerta Manastiliu është tmerruar prej prangave, mbasi aktualisht është në hetim për 3 dosje të tjera korrupsioni në SPAK.

Më 2 qershor u arrestua sekretarja Jona Duro, ndërsa më 7 qershor, me Urdhër nr. 355, Ogerta i ka deleguar 100% të kompetencave administrative, financiare e kontraktuale, vartëses Mejvis Kola, me detyrë Drejtore e  Lejeve, Licencave e Monitorimit në ministri.

Ja kompetencat e deleguara, që krijojnë përshtypjen sikur ministresha Ogerta Manastirliu ndodhet në planetin Mars apo sikur nuk ekziston fare:

– Drejtoresha Mejvis Kola, do nënshkruajë emërimet, shkarkimet e autorizimet, për përfaqësimin ligjor të Ministrisë së Shëndetësisë në raport me individët, institucionet, bizneset, gjykatat etj.

– Ka kompetencë, të urdhërojë si Autoritet Kontraktor, për të gjitha procedurat e tenderëve me fonde buxhetore, donacione e kredi të huaja që merr Ministria Shëndetësisë.

– Ka kompetencë të urdhërojë si Autoritet Kontraktor, për të gjitha procedurat e ankandeve, kontratave të qirave, privatizimeve, koncesioneve dhe PPP-ve në krejt sistemin e shëndetësisë.

– Ka kompetencë të firmosë, autorizimet për dërgim me shërbim të punonjësve të ministrisë brenda vendit e për udhëtime jashtë vendit, pa kufizim numri udhëtimesh, kohe e shpenzimesh.

– Ka kompetencë të urdhërojë, realizojë dhe monitorojë, marrëveshje të posaçme të çdo lloji në emër të Ministrisë Shëndetësisë, me subjekte shtetërore e private vendase dhe të huaja.

Këto kompetenca, ministresha Ogerta Manastirliu ia ka hequr vetes dhe ia ka deleguar drejtoreshës Mejvis Kola, e cila do hedh formalisht vetëm firmat, që të mos ketë emrin Ogerta Manastirliu, ndërsa “de facto”, pazaret për emërimet, shkarkimet, udhëtimet jashtë shtetit, tenderët, ankandet PPP, kontratat e qirave dhe privatizimet, do t’i bëjë vetë dhe vetëm Ogerta.

Duket ashiqare, që edhe drejtoresha Mejvis Kola, e cila ka pranuar kompetencat e ministres, do jetë “kurban” i radhës në SPAK, mbasi do detyrohet të firmosë çdo dokument që do urdhërojë ministresha Manastirliu, madje do menaxhojë çdo pazar të saj tamam si sekretarja që u arrestua.

Të vetmen kompetencë që Ogerta nuk i ka dhënë, është prerja e shiritave të inaugurimeve dhe shoqërimi i Bablokut në ëikend brenda e jashtë Shqipërisë./Pamfleti