Pas aferës së inceneratorëve / Vuloset plani për ‘shfarosjen’ e zonës së Roskovecit, miratohet ngritja e TEC-it në tokë bujqësore, banorët: Po na helmojnë

Toka bujqësore shndërrohet në truall për vepër industriale private

Qeveria vulos  planin për “shfarosjen” e zonës së Roskovecit, miraton ngritjen e një termocentrali në zonë bujqësore

Sigal

Pas skemës së inceneratorëve gati TEC-i që do “avullojë miliona. Banorët: Tec-i do kontaminojë ujin dhe ajrin, po na sjellin tymin e vdekjes

Kur bëhen studime për TEC-e, studiuesi shikon impaktin e ndotjes në rreze 50 km. Do ketë ndotje nga ajri, uji dhe toka. Gener 2 ka blerë 4 hektarë tokë për TEC-in, oligarkët nuk mendojnë për komunitetin.90% do e marrë kompania greke dhe 10% kompania shqiptare.Shqipëria jo vetëm që nuk do fitojë, por madje do humb nga ndërtimi i këtij TEC-i.

Qeveria ka vendosur që të “shfaros” përfundimisht zonën bujqësore të Roskovecit, ku takohet Fieri, Berati dhe Lushnja, me planin e saj për të ndërtuar termocentral në fshatin Suk të Bashkisë së Roskovecit.  Zona e Roskovecit me 35 mijë banorë është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që në vend që të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe do të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për bujqësinë, shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Më herët Banorët janë ngritur në protestë kundër kësaj nisme që kërkon t’i shkatërroj jetën banorëve dhe fermerëve të Roskovecit. Ato e quajnë vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre. Thuhet se do përdoret gaz i lëngshëm që do merret nga zgjatimi i projektit TAP për vënien në punë të tij.Ja disa nga reagim në “FOL” me Erion Skendaj:

Forca e kartonit

Banorët shprehet së është realizouar një takim me bashkinë, dhe 99% e banorëve e kanë kundërshtuar këtë projekt. Por vullenti i tyre nuk është marrë parasysh, pasi sipas tyre fill të nesërmen është ribërë mbledhja e këshillit bashkiakë dhe me forcën e kartonit është aprovuar.

Dëgjesë me sanitaret dhe rojet e shkollave

Këshilltarja Dhurata Mala tregon se është zhvilluar një dëgjesë lidhur më ndërtimin e Tecit, në fshatin SUK 2. Dhe sipas saj morën pjesë diku te 25 veta, ku ndër to ajo që ra në sy ishte se shumica e të pranishmëve ishin sanitarët e shkollave dhe rojet dhe katër kryetarët e fshatrave. Ajo shprehet se në vitin 2023 ishte bërë dhe një dëgjesë në një lokal në Roskovec dhe jo sipas ligjit ku rezulton emri i një të vdekuri në listë, në mesin e 62 firmave që duhet të ishin të pranishëm në dëgjesë, pra, pretendohet se është firmë e falsifikuar.

Ky është një lloj kolonalizimi i ri, pra ai të shfrytëzon ty për tokën tëndë, njerëzit e tu, prodhimin tënd. Helohen ushqimet bio, uji, toka dhe ajri

Agaçi i implikuar?

Një prej banorëve shprehet se e keqja po u vjen nag zyrtarë që janë me lidhje nga këto fshatra që preken, ku përmend kryebashkikaen Majlinda Bufi dhe thotë se edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi është po nga ky fshat, dhe mundet që edhe të jetë pjesë e këtij projekti. Ato thonë se sipas kryebashkiakes 75% e energjisë do shkojë në Greqi. Ndikimet e TEC-it arrijnë deri në Berat. Përkatësisht është 350 metër larg zonave të banuara.

Po u ndërtua TEC-i nuk do të ketë më bujqësi

Eksperti Lavdosh Ferruni u shpreh se : Kemi një TEC në Vlorë që është ndërtuar që në 2009 dhe nuk është vënë në punë asnjë ditë. Ndotja nga TEC-et nuk është akute e  menjëhershme, por ndotja është graduale, akumulatikve quhet. Pra, siç e merr toka, ashtu edhe turpi i njeriut e merr në vite këtë problematikë dhe është e pashmangshme, madje edhe pasi Teci të mbyllet ndotja vazhdon pasi penetrohen ndotësit në ujërat nëntokësor, pastaj ato përdoret edhe për vaditje , shkojnë në sistemi bimor e kështu me radhë. Kur bëhen studime për TEC-e, studiuesi shikon impaktin e ndotjes në rreze 50 km. Do ketë ndotje nga ajri, uji dhe toka. Gener 2 ka blerë 4 hektarë tokë për TEC-in, oligarkët nuk mendojnë për komunitetin.90% do e marrë kompania greke dhe 10% kompania shqiptare.Shqipëria jo vetëm që nuk do fitojë, por madje do humb nga ndërtimi i këtij TEC-i.

Ky është një lloj kolonalizimi i ri, pra ai të shfrytëzon ty për tokën tëndë, njerëzit e tu, prodhimin tënd. Interesi është shumë i thjeshtë shfrytëzon territorin e këtij vendi. Ndaj me të drejtë banorët kanë shumë të drejtë kur reagojnë dhe duhet reaguar fuqishëm. Në mënyrë që kjo të ndalohet. Madje ka plane që përvëcc TEC-it në Roskovec të ndërtohen edhe të tjerë, 3 në Vlorë , do bëhet gazifikimi i Korçës.

TEC-in nuk e miratuan në Janinëe Selanik, ndaj e sollën këtu

Agim Metushi, banorë i fshatit u shpreh se janë të zhgënjyer nga kryebashkiakja e Roskovecit, të cilën e kanë mbështetur me votë. Kurse tani po na shkatërrohet hamabari që ushqen Shqipërinë me prodhime.Ushqimet tona bio do helmohen.Në rrethin e “Fol” të gazetarin Erion Skendaj, një banorët tha se kishte dëgjuar në media se këtë projekt nga investitori grek e kishin larguar nga Janina dhe Selaniku, dhe tani kishte gjetu strehë këtu. Si fillim u tha se do ndërmerren disa hapa për ndalimin e këtij projekti , ndër të cila ishte padia në Gjykatën e Administrative dhe marshim drejt kryeministrisë.

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

Raporti i BE: Plazhet e Shqipërisë, burim infeksioni, prezencë të lartë të baktereve vdekjeprurëse

Sipas një raporti të Bashkimit Europian Shqipëria renditet e fundit për sa i përket cilësisë së ujit të plazheve. Ndryshe nga propaganda që është bërë deri më tani, raporti thekson se në ujërat e bregdetit tonë ka prezencë të dy baktereve të rrezikshëm për shëndetin e njeriut që janë Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.Në këtë analizë u përfshinë plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit gjithashtu Zvicra dhe Shqipëria, shkruan tva.Mostrat u morën nga ujërat në 22 mijë lokacione ku 85% e tyre u vlerësuan të shkëlqyera. 96% e ujërave plotësonin standardet minimale të cilësisë. Cilësia e ujërave të larjes bregdetare është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve.Agjencia Europiane e Mjedisit analizoi ujërat në 119 lokalcione në Shqipëri. Vetë 41.2% e ujërave ku lahen njerëzit në Shqipëri janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”.Deri tani artikujt e paguar nga mediat pranë qeverisë na kishin bindur ne edhe turistët e huaj që “Shqipëria është si “Maldivet e Europës”, “Thesari i fshehur i Mesdheut”, “Perla e Adriatikut” apo “Bregdeti më i bukur i Jonit”, por në fakt sipas këtij raporti plazhet e bregdetit tonë qënkan burim infeksioni vdekjeprurës.Ndërsa ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë.