Restorantet në krizë, shqiptarët nuk po konsumojnë as qoftet

482
Sigal

Frika nga virusi, tkurrja e të ardhurave, paqartësia dhe pasiguria për të ardhmen i ka shtrënguar njerëzit në disa shpenzime që krahasuar me shpenzimet bazë rutinore të ditës në këtë situatë, mund të konsiderohen nga shumë syresh si shpenzime luksi. Një nga zërat e këtyre shpenzimeve është edhe konsumimi i ushqimit në restorant, zgara apo fast-food.

”Njerëzit do të jetojnë dhe një herë në kaq kohë për të hequr mërzinë, edhe do të vijnë nëpër zgara e restorante por puna ka rënë shumë, shumë”,- shprehet një kamarier në një zgarë në të dalë të rrugës së Kavajës.

Diku sheh dy tavolina me njerëz, diku një, diku vëren se një grup miqsh në moshë të mesme po pijnë e bisedojnë, në një fast food disa të rinj sapo mbarojnë së konsumuari atë çfarë kanë marrë, ngrihen e largohen. Vëren sjellje automatike. Mesatarisht zgarat në Tiranë kanë humbur 40% të punës që bënin para pandemisë.

Enri Jahaj kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restornateve më thotë se situata e aktivitetit të restoranteve në vend është dramatike. Në qytete puna ka rënë mbi 60%. ”Restorantet janë inekzistent. Edhe ata konsumatorë të paktë, shpenzojnë më pak dhe nuk qëndrojnë. Largohen menjëherë pasi konsumojnë atë që kanë porositur. Njerëzit kanë adoptuar një sjellje të re. Nëse më parë si në bar dhe restorant, rehatoheshim me një kafe, apo një gotë verë, apo një pjatë pasta, tani sapo përfundojmë atë çfarë kemi marrë, ikim