Kthjellët dhe ftohtë, mësoni si do të jetë moti dhe temperaturat gjatë ditës së sotme

614
Sigal

Vijon ndikimi i masave ajrore me origjinë verilindore duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes.

Por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -4 °C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.