Një vaksinë për qeverisjen

401
Sigal

Rilindja e ka lënë “të lirë” pandeminë dhe popullsinë në mëshirë të fatit. Eurostat: Shqipëria ka numrin më të madh të vdekjeve për numër popullsie dhe banesat janë kthyer në spitale. Show me vaksinat, injorimi i FMN-së dhe pse taksat në vend që të shkonin për përballimin e pandemisë u investuan për rrugët e fushatës elektorale dhe PPP-të e oligarkëve

Qeveria shqiptare, ka lënë “të lirë” pandeminë dhe popullsinë në mëshirën e fatit

Nen tit Teksa vaksina në vendin tonë do të vonojë të vijë (sipas kontratës sasia më e madhe do të mbërrijë pas shtatorit)

 

Ajo që u pa hapur ishte mungesa e besimit e qytetarëve të këtij vendi ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor. Shumë zgjodhën të kuroheshin në shtëpi (e vërtetuar kjo nga përdorimi i lartë i oksigjenit dhe rritja e konsumit të barnave, që në dhjetor shënoi rekord historik sipas të dhënave zyrtare të INSTAT).

 

Përtej Tires, e cila deri tani është e “akuzuara” e vetme, përgjegjësia duket të shkojë shumë më lart. Dhe, nuk bëhet fjalë për mjekët, sepse ata janë heronjtë e kësaj pandemie. Bëhet fjalë për përgjegjësit në qeverisje, të cilët kanë dështuar të krijojnë një sistem që të funksionojë, që nuk arriti të kanalizojë fondet e nevojshme për përballimin e pandemisë, por vijuan të pashqetësuar me projektet elektorale, në rrugë e pagesat për koncesione, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar…

Bota nuk po gjen paqe. Pandemia e COVID-19 është ende në fazën më aktive, duke detyruar shumë shtete që t’u kthehen masave kufizuese, edhe pse kjo nënkupton një shtyrje në kohë të rimëkëmbjes, që mesa duket, nuk do të jetë dhe kaq e shpejtë këtë vit. Fatalitetet kudo në botë po vijojnë të jenë të larta, me qeveritë e vendeve të zhvilluara që tashmë e kanë të zgjidhur dilemën: përpara ekonomisë, prioritet ka vijimi i masave shtrënguese, në mënyrë që të ulet ngarkesa në spitale, por dhe të shpëtohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Në një garë me kohën, shumë shtete po nxitojnë të bëjnë vaksinimin e popullatës, që është kthyer në prioritet qeverisjeje, sidomos ato shtete që ekonominë e tyre e kanë të bazuar në turizëm.

Përballë kësaj qasjeje pothuajse globale, kemi qeverinë shqiptare, që duket se e ka lënë “të lirë” pandeminë dhe popullsinë në mëshirën e fatit. Të dhënat e para zyrtare tregojnë se fatalitetet nga pandemia janë shumë më të larta sesa janë raportuar deri tani. Për vitin 2020, shtesa e vdekjeve, në raport me mesataren e pesë viteve më parë, që është një tregues direkt i pasojave të Covid-19 është rritur me 28%.

Në nëntor dhe në dhjetor, kur dhe pandemia kulmoi në vend dhe spitalet u mbingarkuan, të dhënat zyrtare tregojnë se fatalitetet janë dyfishuar (rritje 111% në nëntor dhe 98% në dhjetor). Nga të dhënat e disponueshme deri tani, nga Eurostat për shtetet e Bashkimit Europian, rezulton se në asnjë muaj gjatë 2020-s (pasi pandemia ka pasur faza të ndryshme në vende të ndryshme), asnjë shtet nuk ka parë një rritje kaq të lartë të fataliteteve. Të dhënat e para tregojnë që situata ka qenë e rënduar dhe në janar të këtij viti, me shtesën e fataliteteve me rreth 600 persona.

Përtej Tires, e cila deri tani është e “akuzuara” e vetme, përgjegjësia duket të shkojë shumë më lart. Bëhet fjalë për përgjegjësit në qeverisje, të cilët kanë dështuar të krijojnë një sistem që të funksionojë, që nuk arriti të kanalizojë fondet e nevojshme për përballimin e pandemisë, por vijuan të pashqetësuar me projektet elektorale, në rrugë e pagesat për koncesione,

Do të duhet shumë kohë të bëhet një analizë e saktë e rasteve, për të parë se sa për qind ka qenë një humbje e parikuperueshme dhe sa për qind do të mund të shpëtoheshin, nëse do të kishte masa më të mira parandaluese dhe një kujdes më të mirë shëndetësor. Por, të dhënat e para po tregojnë se humbjet kanë qenë shumë më të larta në raport me vendet e tjera.

Indikatori më i rëndësishëm krahasues është ai i shtesës së vdekjeve për 1 milion banorë. Në Shqipëri, për vitin 2020, ai i kalon 2 mijë banorë, sipas të dhënave zyrtare, që është shumë më i lartë se në shtete të tilla si Italia, apo Britania e Madhe, ku ai nuk i kalon 1500 vdekje për 1 milion banorë. Një tjetër tregues është mosha mesatare e humbjeve, që në Shqipëri, sipas të dhënave deri në tetor (kur Ministria e Shëndetësisë i bënte publike) ishte 67 vjeç, nga rreth 80 vjeç që ishte në Itali.

Ajo që u pa hapur ishte mungesa e besimit e qytetarëve të këtij vendi ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor. Shumë zgjodhën të kuroheshin në shtëpi (e vërtetuar kjo nga përdorimi i lartë i oksigjenit dhe rritja e konsumit të barnave, që në dhjetor shënoi rekord historik sipas të dhënave zyrtare të INSTAT). Shumë të tjerë u paraqitën në spital kur ishte tepër vonë.

Shqipëria i kishte tashmë shpenzimet nga xhepi më të lartat në Europë edhe përpara pandemisë, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe pandemia ka qenë një barrë shtesë për vendin, që ka ndër të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë. Investimet e larta në klinikat shëndetësore private (kredia për shëndetin është dyfishuar) janë një tjetër konfirmim i mungesës së besimit te sistemi shtetëror dhe rendja drejt privatit.

Përtej Tires, e cila deri tani është e “akuzuara” e vetme, përgjegjësia duket të shkojë shumë më lart. Dhe, nuk bëhet fjalë për mjekët, sepse ata janë heronjtë e kësaj pandemie. Bëhet fjalë për përgjegjësit në qeverisje, të cilët kanë dështuar të krijojnë një sistem që të funksionojë, që nuk arriti të kanalizojë fondet e nevojshme për përballimin e pandemisë, por vijuan të pashqetësuar me projektet elektorale, në rrugë e pagesat për koncesione, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

E kemi thënë shumë herë që Shqipërisë i ka munguar në dekada një qeverisje e mirë, ndaj vendi më i bekuar me pasuri i Europës, sot vijon të jetë më i varfëri. Sidomos në këtë periudhë të vështirë për gjithë botën, duhej më shumë se kurrë. Teksa vaksina në vend do të vonojë të vijë (sipas kontratës sasia më e madhe do të mbërrijë pas shtatorit), ajo që shpresojmë është të ketë sa më shpejt një vaksinë për qeverisjen, që ta sjellë atë në parametrat që njerëzit e këtij vendi e meritojnë.