Diskriminimi i Ushtarakëve/ Të mashtruar e tradhëtuar nga anti-socialistët rilindës. Statusi, trajtimi mjekësor, strehimi, pensionet dhe gjyqet

664
Sigal

Ushtarakët: Të mashtruar e tradhëtuar nga anti-socialistët rilindës

Vijon nga numri i kaluar

Nga kjo gjendje skandaloze e eleminimit, e shfuqizimit dhe e mos funksionimit të Statusit, na lind e drejta të pyesim Kryesitë dhe Kryetarët e këtyre shoqatave që e mbajnë veten për ‘Kapo’ dhe ‘Baballarët’ e ushtarakëve, si dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre këto 28 vite, se:

  1. Çfarë kanë bërë këto 28 vite dhe bëjnë edhe sot këto kryesi dhe kryetarë kockash e kotheresh të politikës, që të mos lejonin të shfuqizoheshin dhe eliminoheshin të gjithë nenet e të drejtave të Statusit të Ushtarakut?
  2. Kjo situatë negative e eliminimit ka ardhur si rezultat i vendosmërisë dhe zotësisë tuaj në luftën për mbrojtjen e të drejtave të ushtarakëve apo i militantizmit, shërbëtorit e tradhëtarit, që jeni bërë palë me qeveritë dhe partitë për të shfuqizuar të gjithë nenet e të drejtave të ushtarakëve duke zbatuar urdhërat e eprorëve politikë, për të dëmtuar ushtarakët vetem për të përfituar për vete?

Shkurt ju nuk jeni gjë tjetër veçse llumi; “Kuajt e Trojës” dhe sahan lëpirësit e politikanëve, që jeni shitur tek partitë dhe qeveritë ku militoni, të fshehur prej 28 vitesh, për të përfituar vetëm të mira materiale në shërbim të tradhtisë që ju i bëni ish-kolegëve tuaj ushtarakë.

  • Një faktor tjetër që ka vepruar negativisht në mos zbatimn e të Drejtave tona është se një pjesë e kolegëve tanë janë anëtarë dhe sipatizantë të Partisë Socialiste që kanë dhënë gjatë 28 viteve një kontribut të konsiderueshëm, për ekzistencën, ardhjen dhe mbajtjen në pushtet deri sot të Partisë Socialiste.

Të cilët vazhdojnë edhe sot, t’i shërbejnë dhe ta votojnë këtë Parti, edhe pse kjo Parti e veçanarisht ky Socialisti rilindës Edi Rama na ka ngrënë në Besë, na ka abandonuar e tradhëtuar të gjithëve. Ai po sillet më keq se Sali Berisha, me ne Ushtarakët. Ai na premtoi në fushatën e zgjedhjeve të 2013 se:

  • Do të zbatonte Statusin e Ushtarakut nen për nen,
  • Se do të shfuqizonte VKM antiligjore tëSali Berishës,
  • Se do të kthente SHQUP-in,
  • Se do të kthente Spitalin Ushtarak dhe trajtimin shëndetsor falas,poredhe gjithë të drejtat e tjera që ka Statusi.

Por anti – socialisti rilindës Edi Rama jo vetëm nuk mbajti premtimet e na mashtroi, por shkoi akoma më larg duke i kthyer dy kategori të Ushtarakëve në debitorë:

  1. Si ata që kanë fituar gjyqet me sigurimet shoqërore për pensionet që iu dhanë më pak se sa i takonte me ligj, ashtu edhe
  2. Kolegët që kanë qënë të punësuar kur ishin në pension të parakohshëm.

Të dy këto kategori kanë mbi 5 vjet që po iu mbahet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 100% e pensionit suplementar nga Pensioni i Pleqërisë. Këto dy veprime janë në shkelje të plotë të Kushtatutës, të Statusit të ushtarakut dhe të dy Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr.7 të vitit 2009 dhe nr. 33 të vitit 2010, por që qafirat e Institutit të Sigurimeve në marveshje me qafirat e Ministrisësë Financave me në krye kryeqafirin antisocialist rilindës Edi Ramën, nuk duan t’i zbatojnë këto ligje, sepse nuk kanë respekt për ushtarakët, por edhe sepse janë bukëshkalë e të pabesë. Pasi janë më shumë fajtorë, sepse Statusin e Hartoi dhe e Miratoi vetë Partia Socialiste pa marrë mendimin e pëlqimin e Grupit të Ushtarakëve dhe, që për çudi, vetë nuk duan ta zbatojnë.

Siç e shikoni, të nderuar Kolegë, të gjitha Partitë dhe Qeveritë e këtyre 28 viteve, jo vetëm që nuk na kanë respektuar, por janë hakmarrë ndaj nesh me metoda të kamufluara. Metoda, të cilat do i vazhdojnë t’i përdorin edhe në të ardhmen, nëse ne nuk bashkohemi, nuk organizohemi dhe nuk reagojmë të bashkuar, ashtu sic i takon ushtarakëve të reagojnë për t’i ndaluar dhe prishur planet keqdashëse, të cilat do t’i thurin edhe në të ardhmen siç i kanë thurur deri më sot, kundra nesh. Prandaj, na del për detyrë që të eliminojmë mosmarrëveshjet dhe përçarjet midis nesh dhe të fillojmë të bashkëpunojmë me njëri tjetrin,pasi qëndrimi i deri sotmë i yni, është shumë i favorshëm për keqdashësit tanë dhe shumë i disfavorshëm për ne. Pra, sa më shumë të vonohemi ne, për organizimin tonë, aq më shumë i japim kohë atyre që të na dëmtojnë. Kështu për sa thamë më sipër, nëse duam të ekzistojmë si shtresë, të respektohemi dhe të gëzojmë të drejtat tona si ushtarakë,e vetmja rrugë e jona është që, me çdo kusht e sa më parë, të lëmë më një anë të gjitha pakënaqësitë dhe mosmarrëveshjet e këtyre 28 viteve dhe pa hezitim të bashkohemi, të organizohemi dhe të ngrihemi të gjithësë bashku si një trup i vetëm për t’i dalë zot vetes që, të detyrojmë antiushtarakët qoftë edhe me forcë, që të na respektojnë, e të zbatojnë të drejtat tona.

Kolegë të Nderuar! Situata e krijuar që po kalon sot, si populli ashtu edhe ne ushtarakët, duhet që sa më parë, të bëhemi bashkë, për t’i bërë ballë, partive apo qeverive dashakeqe, për t’i detyruar ato edhe me forcë që të respektojnë dhe zbatojnë të drejtat tona. Prandaj duhetme çdo kusht të mobilizohemi me të gjitha mundësitë tona fizike, mendore dhe financiare për ta bërë Shoqatën tonë sa mëparë, sa më të fuqishme dhe sa më të pavarur nga çdo forcë politike dhe qeverie, ndryshe nga dy-tre shoqata ushtarakësh, që janëvetëm çirake, vegla dhe shërbëtore tëpartive dhe qeverive ku ato militojnë e janë të shitura.

Tënderuar Kolegë! Afroni në radhët tona kolegët më të mirë, më të ndërgjegjshëm dhe më të ngritur nga ana profesionale, arsimore e kulturore. Afroni fëmijët, të afërmitdhe miqtë tuaj nga më të arsimuarit dhe më të mirët, që së bashku të ngrini sa më shpejt strukturat (Degët) tona në të gjitha qytetet ku ju banoni, pasi vetëm kështu mund të ngrejmë INSTITUCIONIN, që t’i dalim zot vetes, por edhe për t’u përfaqësuar sa më denjësisht brenda vëndit, por edhe në Institucionet e NATO-s. Komiteti Drejtues i nisur nga situata negative kërkon nga të gjithë ushtarakët që e ndiejnë veten ushtarakë të vërtetë dhe atdhetarë, që e duan atdheun si gjënë më të shtrenjtë, të mos ngurojnë, të mos qëndrojnë indiferentë dhe të mos vonohen, por të bashkohen, organizohen dhe t anëtarësohen sa më shpejt e sa më shumë pranë shoqatës “Lidhja e Ushtarakëve Atdhetarëtë Shqipërisë”.

Kolegë mos u vononi, O SOT, O KURRË! Momentet kërkojnë nga ne që të bashkohemi dhe organizohemi, pasi koha nuk na pret më! Ajo ka punuar e do punojë edhe në të ardhmen kundër interesave tona, nëse ne do qëndrojmë akoma indiferentë, siç kemi qëndruar deri sot. Prandaj nxitoni të arijmë kohën e humbur, sepse jemi shumë vonë për ngritjen e Institucionit tonë-një faktor i fuqishëm në këtë katrahurë hajdutësh, mashtruesish që kanë mbërthyer për gryke, atdheun tonë. Komiteti Drejtues i Shoqatës ju bën thirje së fundi gjithë Kolegëve, mos nguroni, mos u vononi, por anëtarësohuni dhe afroni sa më shumë të rinj nga rethi juaj familjar e miqësor, nëse duam që të ekzistojmë si shtresë dhe të fitojmë të drejtat tona të mohuara e të shkelura. Pra, O SOT, O KURRË ne duhet t’i dalim zot vetes, në këto situata negative që po kalojmë ne dhe vendi ynë, prej këtyre qeveritarëve të papërgjegjshëm, pasi vetëm kështu ne do mund t’i diktojmë e imponojmë çdo qeverie që të zbatojë me çdo kusht të drejtat tona, që na njeh i jep Kushtetuta nga qenia jonë ushtarakë e anëtarë të NATO-s.

Me shumë respekt e konsideratë për të gjithë ju dhe punën e sakrificat tuaja gjatë karrerës ushtarake në shërbim të ndërtimit dhe mbrojtjes së atdheut tonë të dashur! Lavdi të përjeteshme të gjithë ushtarakëve atdhetarë tëShqipërisë!

Komiteti Drejtues i Shoqates “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë të Shqipërisë”

Kontakti me Kryesinë e Shoqatës: 0675163832

Të drejtat e shkelura të ushtarakëve nga “Kali i Trojës”

Prandaj duhet t’i largojmë një orë e më parë nga kryesitë që të shpëtojmë një herë e mirënga “Kuajt e Trojës”. Sot ne ushtarkët nuk gëzojmë asnjë të drejtë që është e sanksionuar në Statusin e Ushtarakut. Rezultat ky i mosbashkëpunimit midis nesh nga “Kuajve të Trojës”, që ndodhen në radhët tona, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre për eliminimin dhe shfuqizimin këto 28 vitetëtë gjithë të drejtave të sanksionuara në Statusin e Ushtarakut. Të cilit sot nuk i ekzistonmë asnjënen nga të drejtat e Ushtarakut:

-As Shtëpitë e aktiviteteve të Ushtarakëve, si SHQUP-i,

-As Rimbursimi i ilaçeve,

-As Spitali Ushtarak e Trajtimi shëndetësor falas,

-As Pajisja me Uniformë Ushtarakëve për t’u përdorur në raste përvjetorësh,

-As pajisja me Kartën e Indenditetit Ushtarak,

-As përcjellja me ceremoni kur ndahen nga jeta,

-As Strehimi Falas e plot të drejta të Statusit që i janë shfuqizuar tërësisht.