Biznesi i vogël mori goditje me ardhjen e pandemisë, ku mijëra biznese u mbyllën. Sikur të mos mjaftonte kjo procesi i fiskalizimit rrit kosot duke i përballur më një tjetër krizë që mund t’i çojë në mbyllje. Fakt: Një një vit bizneset e vogla i garantojnë shtetit fitime rreth 60 mln euro. Kurse një biznesmen pjesë e familjeve oligarke i ka shtetit detyrim për mospagesë taksash rreth 65 mln euro. Pra kjo një shifër e mjaftueshme për lehtësuar biznesin e vogël nag të gjitha pagesat si taksa, tatime. Ditën e dielë, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, ka bërë të ditur se biznesi i vogël dhe i mesëm, në shenjë proteste do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.
Në njoftimin e bërë publik, greva do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e dielë, njofton Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj. Ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës.
Ndërkohë një komunikim për mediat, nga kjo shoqatë, bëjnë me dije se arsyet e kësaj proteste kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë, karburantit, rënies së fuqisë blerëse, korrupsionit, evazionit fiskal dhe situatës së rendit në vend.






















