Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Tetori i letërsisë në Vlorë: Poetët vlonjatë të traditës

447
Sigal

Vlora edhe vjeshtën e ka shumë të bukur dhe po aq të hijshme. Vjeshta ka muaj simbolik, tetorin e pjekur, mirësimagjik: tetorin e begatë me fruta të ëmbla fisnikërohet më lartësisht nga mozaik veprimtarish mbresëlënëse në takime me shkrimtarë, konkurse letrare, festivale etj, sepse tetori ka të drejtën e veçantë, që, ndër ne, quhet Muaji i Letërsisë dhe i Leximit. Në kuadrin e kësaj ngjarjeje letraro-kulturore, Qendra e Kulturës dhe Artit, Bashkia Vlorë dhe Biblioteka Shkencore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë nisi organizimin e veprimtarisë letrare: TË NJOHIM AUTORËT VLONJATË, duke e shtrirë atë në kohë. Përfshihen shkrimtarë, dramaturgë, poetë e përkthyes të traditës dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe, që janë nga Vlora apo kanë lënë gjurmë në qytetin tonë. Paraqitja e tyre do të bëhet duke respektuar kriterin kronologjik të datëlindjes. E çelim këtë veprimtari tematike fillimtare të Kalendarit letrar me paraqitjen e spektaklit dhe shfaqjes letrare: POETËT VLONJATË TË TRADITËS.   Pjesëmarrësit që dhanë ndihmesën e tyre në këtë veprimtari janë nxënësit e gjimnazit “Ali Demi” Vlorë përgatitur nga mësuesja e letërsisë Lindita Isufi, nën vëmendjen e mësueses së Senatit Silvana Profka, studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Marrin pjesë dhe mësues të tjerë, poetë, shkrimtarë të qytetit. Përfituesit janë nxënësit, studentët, autorët dhe qytetarët vlonjatë për njohjen e shkrimtarëve, poetëve dhe përkthyesve vlonjatë të traditës, lartësimin e vlerave artistike dhe fisnikërimin e shijeve estetike. Poezitë e autorëve vlonjatë të traditës i interpretuan nxënës të gjimnazit “Ali Demi”, Vlorë. Programin e prezantuan: Jonida Çela dhe Ledina Lamaj, studente të Universitetit “Ismail Qemali”, Fakulteti i Edukimit, departamenti i gjuhës shqipe dhe letërsisë, Master shkencor, viti i parë. Ideja, përzgjedhja e materialeve, përgatitja dhe realizimi i kësaj veprimtarie u bë nga Suzana Zisi dhe Albert Habazaj.

Në këtë paraqitje, duke respektuar kriterin kronologjik u interpretuan poezi nga autorët, poetët vlonjatë të traditës, dhe përkatësisht:

  1. Ali Asllani: “Hakërrim”, interpretuar nga nxënësi Nasio Xhuveli, klasa XII B
  2. Petro Marko: “Vala e këngës (Vlorës), nga Erina Bërçoraj, klasa XI B
  3. Shevqet Musaraj: “Perëndim”, nga Ajdi Gjata, klasa X B
  4. Fatos Arapi: “Atdheu”, interpretuar nga nxënësja Melisa Cami, klasa XII B
  5. Kudret Kokoshi: “Toto Bolena – kushtuar gjithë heronjve…”, nga Enola Ismailaj, klasa XI B
  6. Isuf Luzaj: “Te dy udhët”, interpretuar nga nxënësja Iris Jovani, klasa X A
  7. Andrea Varfi: “Buzë detit këtij prilli”,interpretuar nga Kejsi Bilbilaj, X A
  8. Aleks Çaçi: “Lypësi”, interpretuar nga nxënësja Herta Tartari, klasa X A
  9. Nexhat Hakiu: “Ç’është dashuria?”, nga Iris Jovani, klasa X A
  10. Spiro Çomora: “Zgalemi”, interpretuar nga nxënësja Erigesa Mbrati, klasa XI B
  11. Nermin Vlora Falaschi: “Në lulishten e qytetit”, nga Klea Driza, klasa X B
  12. Ferhat Çakërri: “Sytë kaq të bukur”, nga nxënësja Erigesa Mbrati, klasa XI B
  13. Odhise Grillo: “Kryefjala e fjalëve” nga Venera Vangjeli, klasa X B
  14. Duro Mustafai: “Fytyra e vendlindjes”, nga Ilira Likaj, X A
  15. Skënder Hasko: “Në lak …”, interpretuar nga nxënësja Erigesa Mbrati, klasa XI B
  16. Hiqmet Meçaj: “Tulipani i brishtë”, interpretuar nga Antea Breshanaj, klasa X A.

Dhe, në fund, vërtet qershia mbi tortë, nga Ali Asllani ynë qe “Zonja Lu” në interpretimin e nxënëses artiste Melisa Cani. Doli një veprimtari e veçantë dhe shumë e pëlqyeshme dhe e këndshme, ku spikatën talentet e reja me prurje të freskëta, të mrekullueshme, ku nxënësit dhe studentët lozën plot ndjenjë duke shfaqur pasionet e ndezura dhe prirjet ndaj të perëndishmes letërsi dhe të bekuarve poetë vlonjatë të traditës. Me të drejtë, Qendra e Kulturës dhe Artit, Bashkia Vlorë dhe Biblioteka Shkencore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë nderuan me DIPLOMË LETRARE mësueset Lindita Isufi  dhe Silvana Profka për përkushtimin e treguar në përzgjedhjen e talenteve të reja të shkollës së mesme “Ali Demi” Vlorë në nderim të muajit tetor si muaj i letërsisë dhe leximit. Gjthashtu, u vlerësuan: nxënësi NASIO XHUVELI, për interpretim origjinal dhe të shkëlqyer, si një aktor i vërtetë të poezisë “Hakërrim” të poetit  Ali Asllani, realizuar në veprimtarinë letrare: nxënësja ERINA BËRÇORAJ, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisë “Vala e këngës (Vlorës)” të poetit  Petro Marko; nxënësja AJDI GJATA, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisë “Perëndim” të poetit Shevqet Musaraj; nxënësja MELISA CANI, për interpretim origjinal dhe të shkëlqyer të poezisë “Atdheu” të poetit Fatos Arapi; realizuar në veprimtarinë letrare: Të njohim poetët vlonjatë të traditës, në nderim të muajit tetor si muaj i letërsisë dhe leximit në Vlorë, si dhe për prurjen e përsosur në skenë të “Zonjës Lu” të Ali Asllanit; nxënësja ENOLA ISMAILAJ, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisë Toto Bolena – kushtuar gjithë heronjve të heshtur që më 1920 Atdheut i dhanë dhe jetën dhe asgjë nuk kërkuan të poetit Kudret Kokoshi; nxënësja IRIS JOVANI, për interpretim origjinal, shumë emocionues, me ndjenjë dhe duke shfaqur një botë të brendshme të pasur në përshtatje me motivet e të tri poezive dhe përkatësisht të  poezisë “Te dy udhët”(fragment) të poetit Isuf Luzaj, “Ç’është dashuria” e poetit Nexhat Hakiu dhe vjershëzës “Sytë kaq të bukur” të poetit Ferhat Çakërri; nxënësja KEJSI BILBILAJ, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisëBuzë detit këtij prilli”, të poetit Andrea Varfi; nxënësja HERTA TARTARI, për interpretim origjinal dhe të shkëlqyer të poezisë “Lypësi” të poetit  Aleks Çaçi, duke i dhënë timbër, ngjyra e jetë nga bota e saj aq e pasur letrare, artistike dhe kulturore; nxënësja ERIGESA MBRATI, për interpretim të mirë, të thjeshtë, me zë të ëmbël, si ëngjëllore e vogël të poezive: “Zgalemi” të poetit Spiro Çomora dhe “Në lak…” të poetit Skënder Hasko; nxënësja KLEA DRIZA, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisëNë lulishten e qytetit”, të poetes Nermin Vlora Falaschi; nxënësja VENERA VANGJELI, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisëKryefjala e fjalëve” e poetit Odhise Grillo; nxënëses ILIRA LIKAJ, për interpretim origjinal dhe shumë të mirë të poezisëFytyra e vendlindjes e poetit Duro Mustafai; nxënësja ANTEA BRESHANAJ për interpretim origjinal dhe të shkëlqyer të poezisëTulipani i brishtë” i poetit Hiqmet Meçaj, duke i dhënë një bukuri plastike me ngjyra të ngrohta zërit artistik. Po ashtu, u nderuan edhe dy studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, që u thirrën ditën e fundit të provave, për pamundësinë e justifikuar të ardhjes në spektaklin letrar të aktorëve të programuar në veprimtari. Ato u treguan të gatshme dhe serioze në përgjegjësinë ndaj detyrës që iu ngarkua, duke e përballuar me sukses moderimin e veprimtarisë. Studentja e parë aktore bëri një jetëshkrim letrar për çdo autor dhe titujt e poezive dhe emrat e recituesve të poezive të poetëve të traditës, ndërsa studentja tjetër aktore prezantoi veprat e botuara të autorëve. Studentja JONIDA ARBEN ÇELAJ dhe studentja LEDINA LAMAJ u vlerësuan me motivacionin: “Për prezantim origjinal dhe dinjitoz të veprimtarisë letrare: Të njohim poetët vlonjatë të traditës, në nderim të muajit tetor si muaj i letërsisë dhe leximit në Vlorë.

Lexuesi i gazetës sonë “Telegraf”, në vijim do të njihet nga ne me jetëshkrimin letrar dhe veprat e botuara të poetëve vlonjatë të traditës, ndërkohë që maratona letrare në Vlorë do ta çojë bukurisht përpara stafetën dritërimtare të poezisë dhe prozës, që rritet letrarisht shëndetshëm deri më sot në qytetin bregdetar.